VOAL

VOAL

KIM KARDASHIAN – FËMIJA QË PRES ËSHTË DJALË

June 22, 2015

Komentet

Marta Fascina është e fejuara e re 30 vjeçare e Silvio Berluskonit

Fotot që tregonin Silvio Berluskonin me Marta Fascina në Zvicër, të publikuara nga Diva dhe Donna janë pasuar nga një komunikatë për shtyp që ka zyrtarizuar ndarjen e ish kryeministrit italian me Francesca Pascale. Ja kush është Fascina, deputetja e Forza Italias, 30 vjeç me një të shkuar në zyrën e shtypit të Milanit. Një scoop i Diva dhe Donna ka zbuluar frekuentimin mes Silvio Berluskonit dhe Marta Fascina, deputete e Forza Italia që rezulton të jetë e fejuara e re e Berluskonit.

Marta Antonia Fascina, ka lindur në Melito të Porto Salvo, në provincën e Reggio Calabrias, në 9 janar 1990( pra është 5 vjet më e re se Pascale), por është rritur në Portici, në provincën e Napolit. Në zgjedhjet politike në 2008 ajo është zgjedhur në Dhomën e Deputetëve, me proporcional në listën e Forza Italia. E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza të Romës, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. Duket që ka qenë pikërisht Adriano Galliani që e ka futur në ‘Botën’ e Berluskonit. Në profilin e saj në Instagram Martina publikon pak foto të sajat, shumë postime të tjera i ka për Berluskonin dhe piolitikën e tij.

Prej muajsh të dy kalojnë shumë kohë në vilën e Berluskonit në Arcore. Zërat për një flirt mes të dy qarkullonin prej kohësh, aq sa vetë Pascale kishte komentuar situatën për Novella 2000: ’E pazakontë? Jo për Silvion, që punon gjithmonë dhe që prej kohësh i ka bashkëpunëtorët e tij në shtëpi. Silvio fle gjithmonë tek unë, në shtëpinë ku unë jetoj. Nëse zbuloj që në këtë histori ka diçka të vërtetë, mes meje dhe Presidentit do të përfundonte gjithçka’. Mes të dyve në fakt gjithçka përfundoi kur Berluskoni dhe Fascina u fotografuan në Zvicër, gjatë një udhëtimi relaksues në Grand Resort të Bad Ragaz në Canton San Gallo.

Kjo është komunikata për shtyp që zyrtarizon ndarjen mes Berlusconit dhe Pascale: Pas artikullit të Diva dhe Donna të publikuar këtë mëngjes kanë shpërthyer thashethemet për Presidentin Silvio Berlusconi dhe zonjën Francesca Pascale. Prandaj na duket e përshtatshme të konfirmojmë se një marrëdhënie miqësie e vërtetë vazhdon të ekzistojë mes Silvio Berlusconit dhe Francesca Pascale, por që nuk ka më asnjë lidhje sentimentale mes çiftit.

Francesca Pascale dhe Silvio Berlusconi u njohën në 2006, por shpallën lidhjen e tyre në 2012, tani mbas shumë vitesh vjen ndarja mes tyre. bw

Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo ndahen, konfirmojnë fundin e lidhjes së tyre në rrjetet sociale

Historia e dashurisë mes Anna Tatangelos dhe Gigi D’Alessio ka mbërritur në fund. Lajmin e kanë dhënë dy këngëtarët në rrjetet sociale me një postim të gjatë. Marrëdhënia e tyre, e filluar në 2006, kishte disa kohë që shkonte me ulje-ngritje.

Zërat për një krizë mes tyre në javët e fundit ishin bërë gjithmonë e më të dukshme dhe tani vjen konfirmimi.

‘Nuk jemi më bashkë prej pak kohësh’. Kështu kanë shkruar Anna dhe Gigi në një mesazh të rrjetet sociale. ’E provuam me çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. U ndodh pothuajse të gjithëve, na ndodhi edhe ne. Rrugët tona ndahen këtu, por jemi të sigurt që do të ecim gjithmonë pranë njëri-tjetrit për djalin tonë Andrea. Dhe për të mirën e tij shpresojmë të ruhet privatësia jonë, në një moment të vështirë dhe delikat’.

D’Alessio dhe Tatangelo kanë zgjedhur të njëjtat fjalë për t’u treguar fansave fundin e dashurisë së tyre. Edhe një herë në 2017 çifti u nda, për tu kthyer pastaj sërish bashkë disa muaj më pas. bw

Michelle Obama tregon pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale

Michelle ka folur për jetën e saj.

E ftuar nga Oprah Winfrey, ish-zonja e parë e Amerikës ka folur pa filtra për jetën e saj: të shkuarën në Shtëpinë e Bardhë, angazhimeve humanitare me bashkëshortin e saj dhe punën me gjeneratën e ardhshme.

Gjatë bisedës ajo shpjegoi pse ka zgjedhur të mos i ndjekë vajzat e saj në mediat sociale. Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj: Malia aktualisht ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi u regjistrua në Universitetin e Miçiganit.

Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediat sociale tani që janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek miqtë e familjes në moshën e vajzave e të saj, të cilëve ajo u ka kërkuar ‘fshehurazi’ t’i kenë nën vëmendje.

“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, tha ajo duke qeshur.

Ish zonja e parë ka vendosur të ndajë me publikun një nga këshillat që u jep më shpesh të bijave, që qëndron në bazën e vendimit për të mos ndjekur ato në mënyrë aktive në rrjetet sociale: ajo gjithmonë i inkurajon ato ta jetojnë jetën në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë edhe atë e të atin, Barack Obama.

“Nuk mund të definojnë veten në bazë të të tjerëve ose duke më parë mua dhe të atin. Duhet të marrin kohë për të njohur veten, për të kuptuar kush duan të jenë në këtë botë, të mos mendojnë se çfarë dua unë për të apo se çfarë thotë bota për to. Duhet të mendojnë vërtet se si duan ta modelojnë jetën e tyre”/ Living

John Legend “i çmendur” pas këmbëve të gruas së tij

Këngëtari i njohur John Legend ka thënë se e adhuron gruan e tij Chrissy Teigen, madje edhe pjesën që ajo e urren më së shumti.

Ai së fundi mori pjesë në Ellen, në episodën e Ditës së Shën Valentinit.

John aty ka shikuar edhe një video të gruas së tij, të cilën e kishte bërë për Ellen.

Aty thotë se i urrën këmbët e saj, por kjo gjë nuk ka rëndësi për Johnin.

“Këmbët e gruas time janë unike”, tha ai.

Më tutje vazhdoi se ai është i dashuruar pas këmbëve të saj./Indeksonline/

Vajza e Robert Aliajt ‘çmend’ Jurinë e “The Voice” në Belgjikë

Vajza e Robert Aliajt ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Belgjike dhe falë zërit të saj të mrekullueshëm ka bërë që të kthehen të gjithë anëtarët.

Madje njëri nga anëtarët ka përdorur edhe opsionin e bllokimit, një opsion që mund të përdoret vetëm një herë gjatë gjithë sezonit ku ti ke mundësi të bllokosh një nga kolegë që mos të ketë mundësi që ta marrë këngëtarin në ekip.

Për më tepër ndiqni performancën:

Jo vetëm San Valentini, 15 shkurti dita e beqarëve, 13, Mistress Day, dita e çifteve klandestine

4 shkurti është San Valentini, festa e të dashuruarve, siç njihet në të gjithë botën. 15 shkurti, është San Faustino, festa e beqarëve, pak e njohur. 13 shkurti është San Benigni dhe teorikisht nuk festohet asgjë. Por në SHBA kjo ditë njihet si Mistress Day, dmth dita e dashnorëve. Dikush në New York disa vite më parë dalloi që çiftet zyrtare festojnë 14 shkurtin, beqarët, në 15, ndërsa çiftet jo zyrtare në 13.

Edhe Italia nuk bën përjashtim, të paktën për sa i takon sondazhit të bërë nga platforma e takimeve jashtëmartesore Gleeden. 71% e të regjistruarve kanë deklaruar që do gjejnë mënyrën për t’i kushtuar kohë dashnorit apo dashnores pikërisht në prag të San Valentinit.
Vlera simbolike e dy ditëve është e ndryshme, sigurisht, ashtu si edhe ajo ekonomike. Gjithmonë sipas sondazhit të Gleeden, kosto më të madhe ekonomike kanë raportet klandestine, ku për të festuar Mistress Day duhen mesatarisht 300 euro, ndërsa festimet për San Valentin variojnë nga 20-80 euro.

Mjafton të bësh një llogaritje të shpejtë për të zbuluar se përse dashnorët kanë pjesën e ‘luanit’. Një dhomë në një hotel luksoz (i zgjedhur nga 72% e përdoruesve për takimet sekrete), kushton më shumë se një darkë romantike në një restorant të kategorisë së ulët-mesatare, apo në shtëpi me partnerin zyrtar (siç kanë ndërmend të bëjnë respektivisht 42 nga 49% e të intervistuarve).

Dhuratat-Për partnerin zyrtar do të ketë një dhuratë rreth 20 euro, ku 60% e të intervistuarve kanë zgjedhur çokollatat, ndërsa 16% parfumin. Për çiftet jo zyrtare do të ketë dhurata më impenjative si për shembull të brendshme seksi, (63%, bizhuteri (26%), fundjavë surprizë (32%), masazh në spa 31% dhe sex toy (17%). Më pak origjinalët do të limitohen në një tufë me lule, 65% ka deklaruar që do t’i dhurojë bashkëshortes apo bashkëshortit lule dhe 93% dashnores apo dashnorit. Kjo shpjegon edhe boom-in e madh të buqetave me lule gjatë Mistress Day./bw

Rita Ora detyrohet ti nënshtrohet një operacioni: Shumë i dhimbshëm

Rita Ora së fundmi ka ndarë një video në Instagram me anë të cilës tregon se i është nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve, dhe se fatmirësisht kaloi me sukses.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita.

Në video këngëtarja shfaqet duke vizatuar disa zemra me ngjyra për të uruar ndjekësit e saj për festën e Shën Valentinit.

 

Gjyshja, bija dhe mbesa veshën të njëjtin fustan për martesë

Kërkonte një fustan më modern, por përfundoi me fustanin e gjyshes.

Natalie Nicolson veshi fustanin e dasmës së gjyshes së saj nga 1955 deri në dasmën e saj 2018. Nëna e Nicolson gjithashtu veshi fustanin kur u martua në 1984. Veshja duhej të pastrohej vetëm përpara se Nicolson të vishte, duke mos kërkuar ndryshime të tjera, raporton “Insider”, transmeton lajmi.net.

Natalie Nicolson dhe Nathan Suits u martuan në vitin 2018 pasi u njoftuan 10 vite më parë në vitin 2008. Ajo filloi të kërkonte fustane për martesë që nga momenti i fejesës por asnjëri nga ata nuk i la përshtypje.

Nëna e saj i dha një propozim për të veshur fustanin e gjyshes së saj. Në fillim Natalie ishte duke kërkuar diçka më moderne dhe nuk mendoi që fustani i gjyshesh do të ishte i duhur për dasmën e saj.

Pas kërkimeve në dyqane duke mos pushuar, Natalie nuk ishte e kënaqur me rezultatet e dyqaneve dhe vendosi të provonte edhe një herë fustanin e gjyshes.

Pasi provoi fustanin, Natalie ishte shumë e kënaqur. Nuk ishte e nevojshme të ketë as ndërhyrje në madhësinë e fustanit sepse ajo kishe të njëjtën madhësi si nëna e saj. Fustani ishte perfekt dhe dukej për mrekulli në trupin e Natalie-s.

Natalie u shpreh duke thënë së do të ishte një zgjidhje shumë e mirë në qoftë se dikush nga vajzat ka akoma fustanin e nënës apo të gjyshes dhe ta përdorin atë në ditën e dasmës.

Parfumi i ri, Kim Kardashian paditet për vjedhje

Kim Kardashian kohët e fundit nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” dhe tani është paditur për vjedhje të logos nga një kompani tjetër. Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.

Vibes Media, një kompani e marketingu me bazë në Chicago, ka paditur manjaten e bukurisë për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar, raporton TMZ.

Ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen.

Kim u akuzua më parë për vjedhjen e frymëzimit për shishen e parfumit “Body” të KKW.

Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur, por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993.

Bleona Qereti rikthehet me ish-bashkëshortin? Ja si qëndron e vërteta

Pamela Aliaj – Postoi foto në ‘Instagram’, këngëtarja ngre dyshimet se bashkohet me Gani Bardhën. Pas një heshtjeje të gjatë që nga ndarja nga me ish-bashkëshortin, nisën sërish thashethemet lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Bleona Qereti. Edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite që nga ndarja me biznesmenin Gani Bardha, së fundmi u përhapën sërish zërat për një ribashkim të tyre. Kjo ka qenë për shkak të postimit të një fotoje në ‘Instastory’-n e saj ku shkruante edhe emrin e ish-bashkëshortit.

Por sipas burimeve për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” këngëtarja ka një marrëdhënie vetëm shoqërore me Gani Bardhën. Pra, kjo nuk do të thotë se një postim i rastësishëm në faqen e saj në ‘Instagram’ tregon se çifti është rikthyer sërish bashkë. Ndërkohë që këngëtarja vijon jetën e saj drejt rrugës së suksesit në SHBA, atje ku ndodhet edhe Bardha, ndërkohë që ky i fundit vijon të bashkëjetojë me 44-vjeçaren amerikane tashmë prej 4 vitesh. Gjithashtu, rikujtojmë se këngëtarja ka qenë ajo që ka pranuar për herë të parë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” se është ndarë nga bashkëshorti dhe se do të mbeteshin gjithnjë shokë.

Ndërsa tani mund të themi se pavarësisht aludimeve, Bleona vijon të jetë single, madje në kërkim të mashkullit perfekt. Edhe pse është një nga femrat më joshëse të skenës shqiptare, e duhet thënë një vajzë mjaft e guximshme që pëlqen të provokojë, Bleona Qereti po ende nuk e ka gjetur djalin e ëndrrave. Bleona e fshehu për disa kohë divorcin, derisa më në fund e publikoi duke thënë se ajo dhe ish-burri Ganiu kanë mbetur miq të mirë. “Jam ndarë nga Gani, ai do jetë gjithmonë familja ime”, është shprehur atëherë këngëtarja. Edhe pse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. “Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”,-ka thënë Bleona. Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi. Megjithatë, vetëm dy vjet pas ndarjes, Gani Bardhi u fejua me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.

 

 

Bardha i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re. Ajo është pavarësisht të gjithave një nga ikonat e bukurisë dhe guximit të këngëtarëve në Shqipëri. Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur. Duke iu rikthyer sërish karrierës së saj në SHBA, ajo vihet re shpesh që ajo është pjesë e organizimeve të ngjarjeve më të rëndësishme në Hollywood duke na përfaqësuar gjithnjë, siç Bleona di të shfaqet. Ndërsa së fundmi ajo ka paralajmëruar se do të lançojë një tjetër produksion ku në faqen e saj në ‘Instagram’ ka lajmëruar ndjekësit e saj.  “Në një farë mënyre ndjej se i meritoj faljet…që kur unë di për të, por ajo nuk di për mua…’ Kjo është videoja e parë e debutimit. Më thoni ç’mendoni lidhur me aftësitë e mija lidhur me kontrollin”, shkruan Bleona në postimin e fundit në ‘Instagram’. Me siguri do të jetë një diçka ndryshe dhe e guximshme ndryshe nga tipi i këngëtares, ndërsa të gjithë e dimë se asaj i pëlqen të guxojë. Gjithë kjo energji në jetë, por kur do të vijë princi i kaltër për Bleonën? Ende nuk e dimë!

FOTOT – Ariana Grande e pandarë nga i fejuari i saj ‘piccolo’

 

Ariana Grande dhe i fejuari i saj Pete Davidson duket se janë në momentet e tyre më të lumtura. Në shumicën e kohës ata janë bashkë, madje ai e ka shoqëruar edhe në një duet në karaoke.

Së fundmi ata janë parë duke dalë nga një qendër tregtare dorë prej dore dhe sigurisht kanë fituar vëmendjen e kujtdo që ndodhej pranë tyre.

Ariana Grande ishte veshur me një bluzë të gjerë sportive të kombinuar me një palë çizme të gjata me taka të larta, ndërsa i fejuari i saj është shfaqur shumë sportiv.

Ato që bien më shuam në sy tek Pete janë tatuazhet e tij, të cilat zënë një pjesë të mirë të trupit të tij. /J.K – Gazeta Shqiptare/

Klaudia Pepa flet për herë të parë pas lajmit për ndarjen me Albi Nakon

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund. Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmin e shpërndarë në media, e kanë konfirmuar vetë Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme. Por që atëherë, pervec konfirmimit për revistën “Class”, Albi dhe Klaudia nuk kanë folur më.

 

Ndarja e tyre mesa duket vazhdon të komentohet dhe me njërën prej ndjekësve në rrjetet sociale, Klaudia i është kthyer me përgjigje.

“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja.

“Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.


Send this to a friend