Kilianët festuan jetën dhe veprën e shkrimtarit të tyre me famë botërore Pablo Neruda, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1971.
Ai quhej Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, por në letërsi u bë i njohur me emrin Pablo Neruda. Në Santiago u zhvillua një paradë me balona gjigande që paraqisnin portretin e shkrimtarit dhe imazhe fanstastike zogjsh dhe peshqish, në kujtim të veprës së tij shpesh surrealiste.
Më tepër se 40 vjet pas vdekjes së tij, poemat e Nerudës për dashurinë dhe jeta e tij plot aventura vazhdon të jetë burim frymëzimi për bashkatdhetarët e tij.
Edhe pse ishte më tepër i njiohur si poet i dashurisë, Neruda ishte edhe diplomat dhe një politikan i majtë, mik me presidentin socialist kilian Salvador Alende, i cili vrau veten gjatë grushtit të shtetit në Kili në vitin 1973, që rrëzoi qeverinë e tij.
Në atë kohë 69 vjeçar, Neruda, vuante nga kanceri; ai u traumatizua nga persekutimi i miqve të tij dhe kishte në plan të mërgonte, por ai vdiq në rrethana të dyshiomta 12 ditë pas grushtit të shtetit.
Komentet