Luanët fillimisht ishin të qetë, ndërsa më pas filluan të lëvizin në kafaz në drejtim të 20 vjeçarit
SANTIAGO – Gardianët e kopshtit zoologjik në kryeqytetin kilian Santiago kanë qenë të detyruar të vrasin dy luanë, një femër dhe mashkull, pasi në kafazin e tyre hyri një i ri me qëllim që të kryejë vetëvrasje.
Siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, ngjarja e rëndë në kopshtin zoologjik ndodhi të shtunën kur i riu, identifikuar si Franco Luis Ferrada (20) u ngjit në kafazin ku ishin dy luanët, lakuriq dhe me letër lamtumire, para syve të vizitorëve të tmerruar të kopshtit.
Luanët fillimisht ishin të qetë, ndërsa më pas filluan të lëvizin në kafaz në drejtim të 20 vjeçarit.
Pas ardhjes së gardianëve, i riu është qëlluan me shigjetë për fjetje ndërsa luanët janë vrarë. Ferrada është dërguar në spital në gjendje kritike.
Komentet