
Në pjesën e parë Kili bëri më shumë se Argjentina, e cila nuk arrinte ta kontrollonte ndeshjen dhe ndiente presingun konstant dhe forcën fizike të kilianëve, sidomos pas daljes së Di Marias në 29′, zëvendësuar nga Lavezzi: dalje që ka përkuar me një rënie të Messit.

Në pjesën e dytë muzika ndryshon. Kili kishte të njëjtën bindje, por dukej i lodhur, mezi arrinte portën edhe Argjentina po ia jepte tonin lojës. Vazhdimisht përmirësohej dhe i afrohej rrjetës. Por në 82′ i jepet rasti Kilit dhe e djathta e Alexis Sanchez nuk gabon përballë portierit Romero. Por në ’90 kilenët u dorëzuan nga një aksion i organizuar nga Mesi.

Në 16′ të suplementareve dëmtohet Mascherano, por ‘gladiatori’ mbetet gjithnjë i rrezikshëm. Por shumë nga shokët e skuadrës, përfshirë Mesin, janë të raskapitur. Shkohet në 11 metërsha. Kalon Kili dhe feston. Argjentina sërisht e zhgënjyer.

Komentet