Atleti, i cili ishte regjistruar vullnetarisht, ishte kthyer në fushën e betejës për herë të dytë pas një plage të mëparshme të marrë në front gjatë luftimeve. Postimet e shumta të publikuara në rrjetet sociale tregonin kushtet në të cilat ai jetonte në zonat e luftës. Vitaliy Merinov ka lënë një grua dhe një vajzë të vogël.
Ministri i Sportit i Ukrainës Vadym Huttsait të dielën, duke përsëritur thirrjen e Kievit për të përjashtuar Rusinë nga Lojërat Olimpike, tha se numri i të vdekurve ukrainas përfshinte 262 atletë nga vendi i pushtuar. Kjo listë përfshin gjithashtu Vitaliy. rsi-eb