VOAL- Presidenti ukrainas Zelensky po i bën thirrje parlamentit të Ukrainës që të miratojë sanksione të reja 50-vjeçare kundër Iranit për rolin e tij në furnizimin e Rusisë me dronë dhe pajisje ushtarake për luftë. Kjo është raportuar nga Kyiv Independent, duke cituar një projekt-rezolutë të paraqitur në Parlament.
Drafti thuhet se do të përfshijë një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjisë, si dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga vendi. Në sulmin e së shtunës mbrëma, Kievi thuhet se rrëzoi 52 nga 54 dronët Shahed të prodhuar nga Irani dhe të nisur për në Kiev.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat tha në TV se “mbrëmë, gjatë sulmit masiv me dronë rusë në Kiev, forcat ajrore morën pjesë në rrëzimin e mjeteve ajrore iraniane pa pilot. Avionët që ne përdorim për të rrëzuar dronët në veçanti – nënvizoi ai më tej – nuk ishin aq efektivë sa do të donim. Nëse do të kishim një F-16, sigurisht ai, me radarin dhe armët e tij të fuqishme do të ishte në gjendje të kryente detyrat e tij në qiell njëqind për qind të kohës”. Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projekt-rezolutën e sanksioneve që ajo të bëhet ligj. Votimi thuhet se nuk është caktuar ende. rsi-eb