Nga Barcelona konfirmuan se do të hyjnë në grevë në shenjë mbështetjeje lidhur me referendumin për pavarësinë e Katalonjës
BARCELONË – Klubi i futbollit Barcelona vazhdon me mbështetjen e nismës së mbështetësve të pavarësisë së Katalonjës.
Nga Barcelona konfirmuan se do të hyjnë në grevë në shenjë mbështetjeje lidhur me referendumin për pavarësinë e Katalonjës, ndërsa me këtë rast, siç pretendohet, do të mbyllë hapësirat e klubit dhe nuk do të mbajë stërvitjen e planifikuar
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të drejtorisë së klubit gazetarëve u tha se bota edhe më tej do të informohet për gjithçka që ndodh ditëve të fundit në Katalonjë.
Ai theksoi se klubi i Barcelonës edhe më tej është me popullin e Katalonjës. aa
Komentet