Prej sot opozita shqiptare nis mosbindjen civile, dhe si akt i parë është menduar bllokimi i arterieve kyçe të qarkullimit ne mbare vendin.
Nga ora 10 deri në orën 13 pothuajse i gjithë qarkullimi ne nivel kombëtar do të jetë i paralizuar. 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.
Pavarësisht se opozita e ka shpallur vete mosbindjen civile, ne deklarimet zyrtare është shprehur se PD do të mbështesë qytetaret qe do te protestojnë, me paralizim të lëvizjes në nivel kombëtar.
Akset e bllokuara do te jene, kryqëzimi i Milotit, që lidh Tiranën me Shkodrën, por dhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu do bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që paralizon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës ku pritet të bashkohet dhe kryetari i PD Basha, si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.
Komentet