Do te vazhdoj me tej, mos mendoni qe ato rradhe i shkrojta ne momente deshperimi….
(Ajtanga Lubonja e ka fjalën për një status të botuar më parë i cili ilustron dy foto nga gjendja e keqe e konviktit ku ajo jeton prej 23 vitesh, që kur u përmbys sistemi monist – ne do ta ribotojmë këtë status në fund për respekt të lexuesit që të jetë i përditësuar – shënim i voal.ch)*.
E gjithe jeta ime eshte katrahure e deshperim!
Perpara disa netesh, erdhi nje mikja ime per vizite, nuk kish ardhur kurre tek une…po e dinte qe jetonja ne konvikt!
I ra deres dhe kur e hapa, më perqafoi fort, deneste nga te qaret dhe nuk me leshonte!
Hajde moj brenda …i thashe, aty perqafohemi sa te duash!
Ajo fshiu lotet, me puthi dhe nje here ne faqe dhe hyme brenda!
Filluam te bisedojme po syte e saj leviznin rreth e rrotull dhomes dhe prape i mbusheshin me lot!
Aman i thashe, nuk e duroj dot meshiren…me shikon ku jetoj, çfare te bej ky ishte fati im! Ajo u skuq, u ngrit ne kembe ..e me zuri fort nga supet, mua qe isha ulur ne divanin perkarshi! Po ti je grua e forte moj, ç’ke hequr, sa ke luftuar…shko moj tundi nga xhaketa, si te lene moj te jetosh ketu, si te lene moj te vuash per buken e gojes TURP!
Buzeqesha dhimbshem. E moj mike boll kam luftuar, boll kam kerkuar, po kush te jep rruge zgjidhje, kam mbetur vetem si qen. Djali u be vete i trete, a mund te jetonim ketu te gjithe…!? Folem, folem, kujtuam, herë qame dhe here qeshnim …dhe ajo iku !
Te nesermen ne mengjes, kurre hapa fb, me kish ardhur nje kuticke(keshtu ju them une kurre me shkruajne ne inbox)
Kjo mikja ime me kish postuar dy fotot dhe me shkruante ”po nuk i postove ti, do t’i postoj une”! Keto foto i kish bere, kur kish ardhur, ndaj qante me denese…ishte tmerruar! Dhe une i publokova si ne jerm dhe shkrojta disa rradhe…i perjetova dhimbshem ato foto, ndjeva jeten te deshtuar dhe mallkova veten qe eca aq drejte dhe paster! Sot nuk hodha asnje rradhe ketu ne fb dhe here me shkonte mendja ”more keta pushtetaret tane, do kujtohen ndonjehere per ne te persekutuarit qe endemi mes vuajtjes e mjerimit! Heshtje, askush nga ata nuk denjoi te me zgjoi asnje shprese!
I mendova te gjithe majtas e djathtas…kush kish punuar e luftuar me shume se une, kush kish vuajtur mes skamjes dhe urise…te cilen po e vuaj dhe sot!?
Dhe perpara sysh me dalin te gjithe mes luksit e parase…Shikoj femijet e tyre neper bote qe perhapin nepermjet fotove ekstravagante dhe them se… kete vend e ka përfshirë OLIGARKIA!!!
Shënim i Voal.ch – Më poshtë po ju sjellim statusin e Ajtangës për të cilin flet si dhe fotot e tmerrin në Konviktin ku jeton:
*Kam publikuar dy fotografi, shume te dhimbeshme edhe kur i shikoj si foto, po une aty jetoj! NUK DUROVA DOT ME, KUR SHIKOJ SE Ç’PISLLEQE PO BEHEN NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI! E pra, une jam ajo Ajtanga lubonja, e persekutuar politike, me statusin me te eger ”ARMIKU I POPULLIT” , KAM 23 VJET QE JETOJ JA KETU NE KONVIKTET FAMILJARE TE QYTETITSTUDENTI…DHE SHTETI HESHT! ÇFARE DUHET TE PRES MË!? Anjë lloje ndihme, as leke burgu, as pension special, po me kane plasur ketu e nuk ndjejne asnje lloj pergjegjesie…nga sa shtepi kane, sa te ardhura kane …e çfarë kane bere ata per kete vend …veç vjedhje korrupsion! Do t’i shperndaj ne gjithe ambasadat keto foto…si sillet shteti me nje te persekutuar politike, te semure e me te ardhura qesharake! A me besoni tani qe nuk jam QARAMANE!!!


Komentet