Ndjehej e komplikuar. E lenduar? Rebele? E trishte? Nuk e percaktonte dot. Ai ia kishte dalë t’i bente keq. Siç dhe i kishte premtuar. Premtuar a kercenuar? Nuk e ndante dot. Tani nuk e quante më veten me fat që e kishte njohur. Vete kishte kembengulur t’ i binte në sy. Të hynte në rrethin e vardisesve te tij. Çfarë dinte ajo për artin e joshjes? Pothuajse asgje. Andej nga vinte nuk kishin folur për joshjen. As si fjalë nuk e njihnin. Vone, shumë vonë kishte kapur thelbin. E fjales. Dhe te veprimeve. Ia kishte bere te domosdoshme mjedisi ku kerkonte te futej me çdo kusht. Per te mos u kthyer pas atje ku nuk i spiegonin dot as fjalen joshje. Sjelljet e ashpra të meshkujve të zones se saj e trembnin. Shikimet kembengulese, gati zhveshese, fjalet shqeto ledhatuese qe i hidhnin rruges, ne vend qe t’i terhiqnin vemendjen, e trembnin. Gjithmone i ishte shmangur. Me ngut. Me dredha. Nuk donte te perseriste jeten e mames se vet. I ishte nenshtruar syulur te shoqit.Atij i falej ashpersia, madje dhe ndonje flakurime syve. Si padashje. Per te mbjelle friken. Per ta mbajtur nen frerin e frikes. Gruan e tij, mamane e saj. Qe nuk ngrinte syte. As zerin. E kishte pranuar fatin. Kerkonte te kishte nje fat tjeter per te bijen. Nje jete tjeter per te. Atje. Ne kryeqytet. Ndofta shkollimi do e ndihmonte. Ndofta nje martese fatlume do ta shpetonte. Per te bere nje jete ndryshe nga e ema dhe shoqet e saj qe mbeten atje. Ku linden.
Po a eshte jeta joshje?
Tani nuk dinte ta thoshte. Ishte gati të shndrrohej ne atë vajzen e dikurshme me push ne fytyre e trup, e paperpunuar, e paledhatuar, siç e kishte bere nena. Po kujt i vlente kjo? Dhe nëse behej siç donte, kujt i hynte më në sy?
E deshperuar luante me celularin qe kishte ne dore. Nervoze diç kerkonte aty. Diçka priste. As vete nuk e dinte çfarë. Telefoni heshtte. Për të. Ku gaboi? Ku u nxitua? Ku humbi? Pse? Mos kembengulja per te mbrritur sa me pare ç’ donte? Ndofta nuk kishte për ta mësuar kurrë. Ndjehej e humbur. Thellë . Kishte dy javë afat të kthehej në jetën e mëpareshme. Ku duhej ta përballonte vetë çelesin e apartamentit, dritat, ujin e ngrohte, ushqimin. Duzinat e veshjeve do i mjaftonin për t’i kujtuar kohen kur joshja vlente.
Po ajo donte më shumë. Kishte dashur më shumë. Mendonte madje se edhe e kishte merituar me shume. Nepermendi shoqen e vet te fakultetit që ia doli t’ia merrte lumturine familjare e konfortin mikeshes se saj me te ngushte . Ia kishte bere me te mbrritshme fitoren siguria e shoqes. Nderkohe qe tani e kuptonte qe gjithshka ishte rrokullisur keqas per 24 ore. Tani rrezikonte t’i humbte te gjitha. Edhe punen ndofta. Punen qe i duhej per te perballuar shpenzimet per te cilat kishte nje vit qe nuk e vriste mendjen.
Me celular ne dore vriste mendjen per zgjidhje. Si do ta zbuste vendimin e prere te Atij per t’u zhdukur nga jeta e saj? Nuk kishte forme joshjeje negociuse. Kishte rreshqitur kur kishte menduar qe ishte e gjithepushtetshme me te. Sensualisht. Seksualisht.
“Ti mund t’i besh me këdo këto që bën me mua! Nuk dua të jesh më pjesë e jetës time! Nuk jam i sigurte me ty! Mē tremb”
Të zbukuruara si fjali nuk ngjanin dhe aq keq. Por kur ishin shqiptuar në kulmin e eksitimit ngjanin me flakurimat e te atit ne fytyren e pambrojtur të se jemes.
Ne nje akt te nderprere brutalisht nuk kishte me vend per fjale, lutje. Joshje jo dhe jo. Ajo, e flakur ne nje cep krevati, pa kuptuar ç’po ndodhte. Ai, me deren qe i mbyllej pas kurrizit. Me heshtjen qe mbolli ne apartamentin rremuje. Ne rrokullimen qe mbolli ne sigurine e saj te bere cope- cope. Kujt t’i lutej per rikthim? Atij, qe e kishte mbuluar me heshtje?
Gruas se tij, qe ia kishte vjedhur rregullisht lumturine?
Miqve të tij qe e shihnin me sy lakmitare?
Ndjehej e komplikuar. E lenduar? Rebele? E trishte? Nuk e percaktonte dot. Ku kishte gabuar që ai u hakmorr aq keq. Me celular ne dore shikonte dhe rishikonte veten si eksperte joshjeje . Mund edhe te konkuronte per ndonje film, kur gjithshka te ishte fashitur. Lendimi, rrokullima, gremisja, humbja. Duhej te behej me praktike tani. Te mos humbte punen, te gjente nje apartament tjeter me te vogel dhe te kujdesej per veten! Deshtimin ta shndrronte në ilaçe gjumi të thellë a në leksione intensive per t’u perfeksionuar ne joshje?
Nuk e vendoste dot tani. Ishte shume rremuje ne qenien e saj. Dhe ai i mungonte per te gjitha! Si mundej qe Ajo te mos ishte mungese per te?
Kete nuk arrinte t’ia falte vetes. Por as atij.