I
Kështu më nuk do të kalojmë kaq vonë
Duke u endur nëpër natë, edhe pse zemra
Si gjithmonë ende dashuron e si gjithmonë
Na ndrit hëna.
II
Sepse shpata e vjetëron millin
Dhe nga shpirti kraharori vjetërohet
Do të duhej që të merrte pushim zemra për të rijetuar
E dashuria për t’u çlodhur.
III
Edhe sepse nata është bërë për të dashuruar
E tepër shpejt dita prapë rikthehet si ëndërr,
Ne nuk do të shkojmë më duke u endur
Nën dritë të hënës.
Komentet