Fitoren e Gjon’s Tears përveç Presidentit të Konfederatës Helvetike Guy Parmelin e ka përshëndetur edhe z. Alain Berset Këshilltari Federal i Punëve të Brendëshme .
Që do të thotë hierarkia më e lartë shtetërore e Zvicrës, e cila përbëhet nga shtatë Këshilltarë Federalë prej të cilëve ndërrohet për çdo vit Presidenti.
Z.Alain Berset e përshëndet fitoren e Gjons’Tears në rrjetin social të Facebook, me një mem me foton e këngëtarit fitues, mbi të cilën është shkruar Bravo dhe vizatuar një zemër, ndërsa vetë komenton:
“Bravo à Gjon’s Tears et merci d’avoir par sa voix unique si bien représenté la Suisse à l’Eurovision. Les moments partagés par des millions de téléspectateurs rappellent le pouvoir qu’a la musique de fédérer et de rassembler, bien au-delà des frontières et des langues.”
“Bravo për Gjon’s Tears dhe faleminderit që përfaqësuat kaq mirë Zvicrën në Eurovision me zërin unik. Momentet e ndara nga miliona shikues kujtojnë fuqinë e muzikës për t’u bashkuar përtej kufijve dhe gjuhëve.”
Duhet shtuar edhe një hollësi se edhe z.Berset dhe Gjon’s Tears janë nga kantoni i Freiburg-ut.
Komentet