Dialog në Ambasadën Amerikane më 28 korrik 1994 në mes të ambasadorit amerikan William Ryerson dhe kryetarit të shoqatës të burgosurve politikë Kurt Kola:
Kurt Kola, ish i burgosur politik dhe kryetar i shoqatës të përndjekurve mjaft vite, në një koment të tij me 5 qershor 2018, shkruan për një fenomen që ka qenë ka i ditur por ne shihnim vetëm pjesën e sipërme të ajsbergut dhe mbi atë gjykonim dhe kritikonim, por kjo që lexojmë sot i zbulon me së miri se ku e merrnin fuqinë e përkrahjen për shkatërrimin e ekonomisë dhe industrisë shqiptare nga qeveria që erdhi pas vendosjes së pluralizmit. Pasuri që nuk ishte komuniste, uzinat, fabrikat, makineritë, tornot e hekurat nuk kanë ideologji siç i cilësonte ambasadori Rayerson “llamarinat e komunizmit”, por pasuri e popullit. Aq sa ishte. Siç janë edhe sot hidrocentralet të cilët lumturisht nuk patën idenë e marrë ti shkatërronin si “llamarina të komunizmit” se edhe sot e kësaj dite do të ishim në errësirë dhe ish ambasadori Ryerson do të na mbante bishtukun. Padyshim duhet një gjyq i posaçëm për të vënë në bangat e të akuzuarve shkatërrimtarët e viteve 1992-1997 me gjithë paçavuren e tyre “terapi e shockut”, por kush ta bëjë? Gjykatësit salistë të plepave apo vemjet e PPSH të pasuruar tashmë sipas këshillës tinëzare të Rayersonit, të riformatuar në soj – soj aliazhesh politike. Më poshtë keni dialogun William Ryerson – Kurt Kola më 28 korrik 1994 në Ambasadën Amerikane në Tiranë, një ditë para fillimit të grevës së urisë të përndjekurve politikë që u mbyll pastaj me forcë, dhunë e të rrahura nga policia e Sali Berishës, 25 vjet ish komunist, kumbara i të cilit ishte ambasadori Ryerson. Gjatë 9 ditëve të Grevës së Urisë, siç pohon Kurt Kola, policia e Sali Berishës ushtroi një dhunë të egër, me rrahje me shkop gome, me tërheqje për flokësh gra e plaka, duke shkelë me çizme mbi grevistë të shtrirë pa fuqi mbi dyshemenë prej çimento, ambasadori Ryerson bëri veshin shurdh e syrin qorr. Shkruan për grevën e urisë të ish të dënuarve e të përndjekurve politike atë kohë gazetat e Romës, të Londrës e të vendeve të tjera perëndimore, sigurish nga të dhënat nga ambasadat e tyre në Tiranë. Sali Berisha në shumë vite vendosi mbi gjithçka pushtetin e tij autokrat me ndihmën e mikut të tij Ryerson, i cili me këshilla tinëzare i jepte demokracisë shqiptare një kaheje të gabuar që si pasojë të vijmë në këtë kaos politiko-social në të cilin ndodhet sot Shqipëria. Kulmi i hipokrizisë së beniaminit politik të Ryersonit, Sali Berisha, ka viti 1997 kur doli kundër amerikanëve ndërsa me tipiku në qeverisjen e brendshme veç piramidave financiare, ka qenë viti 2012 kur ndërroi jetë Lirak Bejko, që u dogj me benzinë gjatë grevës së urisë të ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë, vet sakrifikimin e të cilit sot mjerisht e kanë harruar.
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola, mos e bëj Grevën e Urisë!
Kurt Kola: Përse?
Ambasadori William Ryerson: Nuk ka qeveria para t’ u jap juve!
Kurt Kola: Jepjani ju qeverisë dhe me kohë ua lajnë taksapaguesit shqiptarë.
Ambasadori William Ryerson: Ne nuk japim para në këtë mënyrë….
Kurt Kola: Mendova se më keni thirrur për të na përkrahur ne miqve realë të Amerikës, jo se jeni në mbrojtje të qeverisë që është kundër të burgosurve të diktaturës!
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola, ne komunizmin e kemi pasur një tigër të zgjidhur, tani sapo e kemi lidhur, por kemi frikë se na këput zinxhirët dhe do jemi të sigurt kur ta fusim në kafaz!!
Kurt Kola: (heshtje) …..
Ambasadori William Ryerson: Çfarë kafazi mendon ti z. Kola?
Kurt Kola: Kafaz çeliku.
Ambasadori William Ryerson: Jo z. Kola, ne amerikanët kemi një kafaz më të fortë!
Kurt Kola: Çfarë kafazi paskeni ju?!
Ambasadori William Ryerson: Ne, komunistët nga sekretari i partisë të një ndërmarrje deri te sekretari i Komitetit Qëndror (të PPSH) do t’i bëjmë milionerë e miliarderë, jo me parat tona, por me parat e Shqipërisë, Rusisë e vendeve të tyre, atëherë ata do të jenë më antikomunistë se ti dhe unë, se do të mbrojnë pasurinë nga komunizmi!
Kurt Kola kujton “Mbeta i shushatur nga mendja dhe memec nga goja. Kaluan goxha minuta për të bërë pyetjen”: Pse kjo është politika amerikane, z. Rayerson?!!
Ambasadori William Ryerson: Po z. Kola!
Kurt Kola: Po pse thoni nuk para qeveria të na jap ne për vuajtjen e pafajshme, kur për kuadrot e lartë komunistë paska miliona e miljarda?! (Ambasadori mbase nuk priti kete pyetje dhe i zene ngushte, ndryshoj teme):
Ambasadori William Ryerson: Ne nuk bëjmë marrëveshje me shoqata e parti politike, por me qeveritë.
Kurt Kola: Ju paskeni humbur se nuk keni bërë marreveshje me diktatorin Enver Hoxha!
Ambasadori William Ryerson: Po, por nuk donte ai…
Kurt Kola: Paskesha qënë në qiell, ju më ulët në tokë! Më kanë rrahur policët në burg shpesh se më gjenin ndonjë shkrim për demokracinë tuaj… Eh, “Me Amerikën je ti?!” Hekurat në duar, në birucë dhe dru…. Ju më bëtë t’u jap të drejtë sot këtu!! Politikën e mora vesh, por edhe një pyetje për ekonominë: Keni sugjeruar ju në shkatërrimin e uzinave, fabrikave e të tjera që u bënë këtu?
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola, ne nuk merremi me llamarinat e komunizmit!
Kurt Kola: Si e keni zakon ju në Amerikë, e prishni shtëpinë e vjetër, para se të bëni të renë?
Ambasadori William Ryerson: Jo, pasi bëjmë të renë!
Kurt Kola: Po na i linit këto vjetrat neve, mos të dilnin 800 mijë punëtorë në asistencë, derisa të na bënit ju të rejat….
Ambasadori William Ryerson: (Heshti)
Kurt Kola: …Apo duheshin para për të pasuruar shefat komunistë që të bëhen antikomunistë, u shitën badihava pasuria e 50 vjetëve të popullit shqiptar për skllavopronarët e tyre.
Ambasadori William Ryerson: Takimi mbaroi, z. Kola
Dhe brofi në këmbë!
Komentet