“Është gjë e urtë të punosh gradualisht, prej gjërave më të lehta deri tek ato më të vështira”
Gjon i dashur, më ke kërkuar si duhet të fitohet një bagazh të pasur kulturor. Ja këshillat e mija:
1. Mos u zhyt këmbë e krye në detin e diturisë, por përpiqu të arrish gjatë rrjedhave të dyta të ujit.Është gjë e urtë të punosh gradualisht, prej gjërave më të lehta deri tek ato më të vështira. Kjo është këshilla ime. E bën mirë ta ndjekësh.
2. Ji i ngadalshëm në të folur…
3. Jepi rëndësi të madhe ndërgjegjes së mirë.
4. Mos i le anash kurrë momentet e lutjes.
5. Tregohu i dashur me të gjithë.
6. Mos e shti hundën në punët e tjetrit.
7. Mos u familjarizo fort më askënd, sepse familjarizimi i tepër prodhon nënçmimin dhe ofron një pretekst për të lënë anash punën serioze.
8. Mos e humb kohën në biseda të padobishme.
9. Ndiq gjurmët e njerëzve të ndershëm dhe të shenjtë.
10. Mos shiko kush flet shumë, por akumulo në mendjen tende gjithçka të dobishme që ai thotë.
11. Sigurohu të kesh kuptuar mirë atë që e lexon apo e dëgjon.
12. Qartësoj pikat e dyshimta.
13. Mundohu më së miri të sistemosh krejt çka mundesh në librarinë e mendjes sate.
14. Mos u brengos per gjerat që janë jashtë kompetencës tende. Nëse i ndjek më përpikëri këto këshilla të mija do të arrish qëllimin e dëshiruar. Lamtumirë! (Shën Tomë Akuini, 1270)
Përktheu e përgatiti për botim: Jeton Thaqi
Komentet