Sot për drekë përgatita:
1.Supë me spinat, kos dhe vezë.
2. Pulë të shoqëruar me turli me zarzavate.
Gjithmonë dua të kursej kohë dhe të gatuaj mirë për familjen time. Dhe si unë të gjitha gratë shqiptare qofshin shtëpiake apo gra me profesion..
Turlia

Një nga mënyrat se si fitoj kohën është se ato që do të gatuaj përpiqem t’i përgatis njëkohësisht.
Sot mora pulën, rreth një kg pasi e coptova në pjesë e vura që të marrë një valë të lehtë. Nuk harrova që të hedh kripë.
Në kohë që e vura pulën në zjarr fillova të përgatis zarzavatet për turlinë, e cila mund të përgatitet me të gjitha llojet e zarzavateve që ju ndodhen në shtëpi.
Turlinë e sotme e përgatita, me qepë, domate, kunguj, speca, selino, hudhra, një tufë kopër, pak piper të zi, pak piper të kuq, pak xhenxhefil, pak shafran indi nëse ju gjendet. Pasi i pasrova dhe i bëra copka-copka i përzieva me kripë, vaj ulliri dhe i vendosa në furrë.
Pula
Ndërkohë e hoqa pulën nga zjarri posa mori një valë dhe e vendosa në një tavë tjetër për t’u pjekur bashkë me turlinë me pak lëng pule, me pak gjalpë dhe e pudrosa nga sipër me pak kripë dhe piper të kuq e piper të zi.

Supa
Në lëngun ku kisha vendosur pulën hodha spinaq të ngrirë që e kisha në frigorifer dhe po ashtu 250 gr kos. 250 gramët e tjerë të kosit i përzieva mirë me 2 kokrra vezë me pak kripë dhe këto i hodha në kusi bashkë me dy dado me perime. Pastaj i përzieva të gjitha bashkë deri sa valuan. Vezët nuk priten sepse ndikon spinaqi i ngrirë, nëse e bëni supër me spinaq të freskët duhet të keni kujdes që të mos priten vezët.

Dhe kështu dreka e sotme është gati. Koha për t’u përgatitur 45 minuta, natyrisht këtu nuk përfshihet koha që kanë nevojë të qendrojnë në furrë turlia me zarzavate dhe pula.
Ju flm për vemendjen.
Ju përshëndes
Elida
Zonjat dhe vajzat i ftoj për bashkëpunime!
Komentet