Sot SPAK ka dale me njoftimin publik se per shperdorim detyre, keq menaxhim e abuzim me nje sere tenderash qe kapin vleren e miliona lekeve …ku jane thyer e shkelur te gjitha ligjet e eshte bere kerdija duke vjedhur e ndare para mes miqsh …ka arrestuar ish Drejtorin e RTSH – Thoma Gellcin si dhe tre bashkepunetore te afert te tij punonjes te po ketij institucioni…
Disa muaj me pare ishte kolegu e gazetari i mirenjohur Kosta Grillo te cilin sapo e kemi percjelle me dhimbje per ne banesen e fundit …qe beri publik faktin e mesiperm duke folur e shkruar me fakte, emra konkrete e vlera monetare milioneshe , per tendera abuzive e shkelje ligjore flagrante… shperdorim detyre … etj dhe si gjithmone ne ate vend aty ku vjedhja e grabitja jane kthyer ne menyre jetese per pushtet -mbajtesit bandite e kriminele…askush nuk ja vuri veshin Kostes se drejte e te ndershem edhe pse po thoshte nje te vertete te madhe…edhe pse po rrezikonte jo pak …
Pak kohe me pare pikerisht pse Kosta ja kish perplasur ne fytyre hajdutit e grabitesit Gellci te gjitha vjedhjet e poshtersite e tija ky i fundit e pat larguar nga puna …si komentator e gazetar sportiv prane RTSH….
Por hakmarrja primitive e banditit Gellci nuk mbaroi ketu…tre muaj me pare permes njerezve te paguar te tij ai e kercenoi me jete Kosta Grillon permes SMS tipike alla – banditesh shqiptare te veshur me petkun e mbrojtjen qe ju jep pushteti e detyra…
I miri Kosta qe me mbante ne kontakt rregullisht…vajti e beri denoncimin e rastit ne Komisariatin perkates te Policise…asnje pergjigje , asnje reagim e asnje veprim edhe prej uniformave blu …te lidhura keto ne shumice me fijet kriminale te shtet – pushtetit te Rames e te banditeve te tij te tipit Gellci…
Karma o Kosta karma…me se fundi i zuri haku yt Gellcin e bashke -hajdutet e tij …ndaj dhe me vjen tmerresisht keq qe si s’jetove edhe pak me shume te pakten ta kishe pare me syte e tu e ta kishe degjuar me veshet e tu lajmin e sotem te Arrestimit te fshatarit – pervers e ish spiunit te sigurimit te shtetit e ish gazetarit te Zerit te Popullit e ish -funksionarit te PS se Nano -Rames … e ish Drejtorit te RTSH se Edvinit…te neveriteshmit Thoma Gellci…ose Gellcit te Zi sic i thoshte publikisht Berisha…
Pytja ime e drejteperdrejte eshte kjo….pse SPAK duhej te priste deri me sot teksa K.Grillo i beri publike faktet e abuzimet financiare milioneshe te Gellcit e bandes se tij ne RTSH shume kohe me pare……per te cilat po ky fare SPAK sot ka dale me njoftimin pubiki e zyrtar te Arrestit me Burg te ish Drejtorit abuzues e grabites…?
Ndaj SPAK meqenese e nisi kete histori…le ta coje deri ne fund…e le ti referohet denoncimeve e shkrimeve publike qe pat bere disa muaj me pare gazetari Kosta Grillo tek akuzonte me fakte e shifra konkrete vjedhjet, grabitjet e abuzimet ne detyre te ish Drejtorit te RTSH -Gellci…e VIP-ave te tij ..
SPAK- le te hetoje deri ne fund pse denoncimit te Kostes ne Polici kur u kercenua me jete nga banditi Gellci nuk ju dha pergjigje kurre …
SPAK le te hetoje pse Gellci rrugacerisht e largoi nga RTSH -K.Grillon fill pasi ai beri publik faktet e abuzimeve skandaloze me tenderat ne RTSH…dhe arrogancen e krye grabitesit Gellci ndaj te gjitheve atyre qe guxonin te hapnin gojen e te thonin te verteten lakuriq…
E pas te gjitha ketyre …publikisht te gjithe ju te perfshiret ne kete histori viktimat e gjykuesit e tyre… policet – marres te denoncimeve…..koleget e tij etj ..duhet te keni te pakten kurajon civile qe ti shkoni atje ku sot prehet Kostes …ti uleni ne gjunje e ti kerkoni falje….publikisht !
Nese as kete nuk e beni dot …do te thote qe Karma e tij teksa ishte me te drejten e Zotit do t’ju ndjeke kemba – kembes deri ne varr…
Komentet