Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisioni “Opinion” është shprehur ka ardhur koha qe SHBA tu heqe vizat Rames dhe Tahirit.
A keni frikë nga reforma në drejtësi?
“Për çfarë do të kem unë frikë. Ka ardhur koha që tu hiqet viza Edi Ramës dhe Tahirit. Ata bien ndesh me ligjet e SHBA-se”, tha Basha.
I pyetur se çfarë mendon për ambasadoret Lu dhe Vlahutin Basha u shpreh: “Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Unë nuk merrem me vlerësime ambasadorësh. Jam krenarë për kontributin që kemi dhënë si forcë politike për reformën në drejtësi”.
Pas darkës Rama-Meta, ja mesazhi që ka Basha për Krun e LSI-së
Kru i PD e vë theksin se nuk do të tërhiqet nga ideja e krijimit të një qeveria teknike, pasi sipas tij është e vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Unë flas për qeveri teknike me figura politike dhe teknike. Kjo do të ketë mandat të plotë dhe do të garantojë zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Do të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse” tha Basha.
I pyetur nëse ka folur me metën Basha tha se: “ Nuk folur me Metën. Për të kam te njëjtin mesazh si për Ramën. Diferencën mes tyre e shikoj vetëm tek numri i deputetëve që kanë në parlament. Përveç këtij dallimi numërik, që dy partitë diferencohen qartazi nga njëra-tjetra, asnjë dallim tjetër nuk ekziston”. Sipas tij, përgjegjësitë në qeverisje ata i ndajnë së bashku, sigurisht sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisjen e vendit.
“Kjo republikë që po përmbyset do zëvendësohet nga republika e qytetarëve shqiptar, themeli i të cilës, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Nga ana tjeter kryedemokratik ka theksuar se: “Zgjedhje pa standade nuk mund të behën. Gjthçka tjeter është sekondare. Standardet janë më të rëndesishmet”, shtoi Basha.
I gjithë viti 2016 ishte një vit i qetë për qeverisjen, pse ndodhi kjo?
“Nga ndërkombëtarët iu premtua Lulzim Bashës se do të kishte votim elektronik do të zbatohej ligji i dekriminalizit dhe nuk u zbatua kriminelët janë në institucionet qeveritare, në polici dhe kudo. Kjo duke pasur para sysh dhe reformën në drejtësi” tha Basha.
Komentet