Mynyr Koni, rektori i ri i universitetit te Tiranës, thyhen heshtjen mediatike dhe rrëfen per kërcënimin gjate fushatës zgjedhore për rektoratin në ‘UT’.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, Koni tregon se është kërcënuar një javë para zgjedhjeve në afërsi të banesës. Rektori nuk di të thotë nëse ishte Emiliano Shullazi apo dikush tjetër, pasi nuk mundi ta identifikojë për shkak të errësirës.
“Unë jam kërcënuar personalisht dhe është gjithcka e vërtetë pavarësisht nga akuzat që janë hedhur se është inskenim, aspak. Kërcënimi ka qenë që të largohem nga kandidimi për rektor.
Unë kam vënë në dijeni punëdhënësin tim, ish rektorin Dhori Kulen dhe asnjë tjetër”, tha Koni.
Tashme çështja e kërcënimit ndaj rektorit Koni është nen hetim, ndërsa i dyshuari Emiliano Shullazi është ne qeli, ndonëse nuk ka e pranuar ngjarjen. Ndërkohe 40 dite pas zgjedhjeve, Mynyr Koni ka marre detyrën e rektorit te Universitetit te Tiranes.
Komentet