Keri i Sadri Bardhit nje burre pa kompromis.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Kohe e veshtire me sakrifica plot,
Ker Sadria bahet figure e njohur,
Ne lufte bir i Rugoves kreshnike,
patriot,
Mbrapa e ndjekin lufttaret,
Vorr u bane per armikun,
Rrezikun trimi e parandjen,
Strehe i bahen malet,
Shtupeq i Vogel e Peklene,
Andej vrojtonte armikun, zbritte,
Aksione kryente ne Peje,
Ma i sigurte, por ndihej ne Rugove.
Trimi i mire shoke kishte shume,
Rugovasit, si ata te gatshem,
Jeten me dhane,
Si paraardhsit, atdhedashurine,
Traditat trashegoi Keri.
Ne perpjekje me armikun tregonte strategji.
Armiku parreshtur e ndjek,
N’ Rugove nuk ia doli,
Kish linde dragua Keri i Sadri Bardhit, ishte i betuar,
Ne xhami, n’ Ruhot lidhi besen,
Vete e kishte ndertuar,
Te prenden aty e rrethuan,
I thirren te dorzohej,
Njerzve te paarmaosur iu vune kushtin,
Do t’iu carsim, do ta pesoni,
Keri nese nuk dorzohet.
Vllaznit do t’mi masakrojne, mendoi Keri,
Merr vendimin e burrit, te sakrifikohej!
Ata kerkojne koken time, randesi ka ju te shpetoni,
Une po dorzohem, po nisem,
Kryeplakun shqiptar nuk e perfillin,
Donte t’i behej ndihme,
Nguli kambe ta shoqeronte,
Jeten t’ia shpetonte,
Pa gjyq te mos vritej, Keri,
Perseri mendjen te ftohte,
Ka guxim edhe shprese,
I provuar si strateg:
Birin tim ma njoftoni, fatbardhsisht,
Nuk ndodhi ekzekutimi,
Per cetat e kacaket informimi,
Ishte me i mire se vete Keri,
Me nje rugovas ne dalje komunikoi,
Kulla-burg me tri kate, ishte edhe komuna,
Me kryetar Steven Llabocani,
Ky njihej per aparteid, per ndjenja,
Armiqsore ndaj shqiptarve,
Ne Muzgun e mbramjes, Steve e siguron,
Pas deres me dy roje,
Po kalonte oret duke pi raki,
Te shtepia e rojes, e dha urdher,
Vone naten,ta nxirrnin, ta ekzekutonin,
Keq Pjeter Marku, njeri nga rojet, ne moshe i ri,
Per Ker Sadrine kish degjuar, per vepra,
Te medha shqiptarie, atdhetar,
Jeten dhe familjen para tij nuk i dua,
I flijoj per kete burre.
Shpejt zbret nga kati i dyte, kuajt i zgjidh,
Serbit-xhandar i thote: te shkojme te kuajt,
Shenjen Kerit ia dha nga dritarja,
E Vogel te hidhej, te arratisej.
Mjaftueshem kohe i jepet Kerit, kuajt,
Duke i lidhur ngadale,
Mandej Keqi dhe xhandari-serb me kot shtine,
Ne ajer, ne tisin e nates plumbat fluturonin,
Steve Llabocani, kur degjoi rakia i shkoi ne krye,
Darka ne shtepine e Mal Pjetrit kishte qene loje,
Arratisja e prijesit indinjoi armiqte, inkurajoi cetat,
Clirimtare te Rugoves, Kosoves,
Ker Sadria gjithmone mbeti ne balle te luftes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O. : *Ne kryengritjet clirimtare ne vijim Keri i Sadri Bardhit sic njihej ne Rugove e Gurez, do te shquhej si njeri nga organizatoret kryesor te luftes clirimtare te atyre viseve shqiptare.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
**Keq Pjetri, roja shqiptare e burgut afer Pejes, gjate pushtimit italian, qe sakrifikoi veten dhe vuri ne rrezik familjen per shpetimin nga ekzekutimi i sigurte i Ker Sadrise, dyshimi ishte evident te drejtuesit e organeve qe perndiqnin shqiptaret. Ai me vone ishte nje aktivist i dalluar ne perpjekje per hapjen e shkollave shqipe. Ne kohen kur po shikohej se forcat komuniste jugosllave po e fitonin luften Keqi nuk u largua per ne Shqiperi, UDB-ja mund t’i rrezikonte familjen. Ai u kap nga forcat komuniste dhe u ekzekutua dhe trupi u zhduk, deri sot nuk eshte gjetur.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne rrethanat te vecanta per jeten dhe familjen e tij, Keri i Sadri Bardhit, u detyrua te kapercente kufirin shtetror jugosllav-shqiptar dhe hyn ne token shqiptare, vendoset fillimisht ne nje fshat afer Tropojes, ishte v. 1928. Ne v. 1930 ben dasmen e vajzes se tij, trimereshe, Sofies, por aty mund te dekonspirohej dhe i drejtohet Gurezit te Krujes, ku pritet nga paria si hero. Mark Miri e Mark Staka i gjenden prane e ndihmojne e strehojne si vellajne e tyre, dy bashkryetaret e Gurezit, mund te rrezikonin karrieren, sepse Keri e kishte te ndaluar strehimin ne Shqiperine veriore. Kete ultimatum ia kishte dhene edhe mbreti Ahmet Zogu. Gurzaket nderhyjne, ne Kruje deri ne pallatin mbretnor, futen garant per jeten e tij dhe qendrimin e tij, se Ker Sadria hiqte dore nga qendrimi armiqsor ndaj Zogut, nuk ishte me ai i risjelli ne pushtet nga serbet, e njihte per mbret e do t’i qendronte besnik ne cdo situate, tani ishte mbret i njohur nga fuqite e botes.
Nen ndikimin e gurzakve dhe krutanve, mbreti ia fali gabimin, e pranoi kerkesen e tij per te qendruar ne Gurez e te gezonte te gjitha te drejtat si komuniteti paraardhes kosovar neper vendet e Shqiperise.
Ker Sadria kishte patur mardhanie te mira me shume familje te njohura ne Gurez e Bregu i Mates, nga Dod Prec Syku ne Gryklumi-Tale deri Zef Prek Hoti ne Gorrene e Poshtme e Pal Buli ne Koder Reke. Ne Boge gjeti perkrahje nga gjyshi i gjyshit tim stergjyshi Llesh – Kol Noka, flamurtari i Boges, kete te drejte e kishte e respektohej si i tille edhe ne Gurez, ndersa Zef Preka Hoti shume here dilte per gjyeti ne pyjet e medha plot shpende e kafshe te egra, i kishte dhuruar qenin me te mire te gjyetise-kete ma ka treguar burri me i vjeter, sivjet ne korrik 2023 festoi me miq e shoke 100 vjetorin e lindjes, me shendet dhe i forte, Avdi Smajli.
Ne Gorrene e siperme, mes fqinjeve malsore te Malsise Madhe dhe rugovas si Zek Isufi, etj. Veres veronte ne bjeshket e Boges dhe Llesh Kol Noka e ne Rrogom te Shales te miqte e e Gjek Zef Mirit. Nje foto ka fiksuar nje moment ne bjeshke me familjen e madhe te mirajve, i pranishem edhe nje nga prijesit e kultures shqiptare, themelues i Instutit te studimeve Shqiptare, Ernest Koliqi, i cili realizoi edhe foton me aparartin e tij me vetshkrepje-tregonte Rrok Luli, ne foto, rreshti i pare, femije i pare nga e majta. Keri ndertoi shtepine e tij me materiale te vendit. E vendosi mbi trupica per tu siguruar nga permbytjet, me mure derrase lisi, trente prej frasheri, pullazinat prej dru vidhi, po keshtu edhe dyshmene. Guzhinen e la 7-8 metra larg shtepise dhe e lidhi me nje ure druri. Aty banonte me te birin e familjen e tij, dhe dy nipat e vegjel.
Fundi i tij kur po pregatitej te shkonte e te vdiste ne vendlindje ne Rugove i tij, ne pranveren e vitit 1941, Shqiperia ishte nen okupimin italian dhe qeveria denonte ata qe mbanin arme ne shtepi.Ne kete kohe nga mesi i nje nate, Kerit e therrasin te dera e shtepise, ishin 12 veta. I biri nuk ndodhej ne shtepi. Ne krye te tyre ishte nje i njohur i Kerit por menjehere e kuptoi se ishte nje vizite jo per mire, nje kontroll policor nga Kruja. Keri mendon se kishin ndermend ta carmatosnin, me shpejtesi tentoi te kthehej te arma pa leje, por i paftuari e kapi nga krahu dhe e qelloi me pistolete ne krah. Ndderkohe ne der te dhomes se saj cfaqet e reja dhe permend emrin e njerit qe kishte ngrene buk disa here ne shtepine e tyre, dhe pernjehere ky e qellon per vdekje te rene, Shkurten, grua shtatzane. Kerin e terheqin me force deri jashte ne fund te oborrit dhe menduan se vdiq nga plaga qe mori. I nipi i vogel Ramizi 12 vjec, degjon renkimet e gjyshit dhe shkon te gjyshi, i cili e kish marre veten. Kthehen ne shtepi dhe Keri i thote te marre laps e leter dhe nipi shenoje emrin e vrasesit. Leten dorzoja kur te kthehet Haxhes, djalit te tij. Paspak Ker Sadria ndrron jete.
Ne fakt nuk kishin pas ardhur per kontroll armesh, por ata i kishin kerkuar Kerit qe tu printe te shkonte te shtepia e mikut te tij Mark Miri pasi kryetari i atij grupi kishte nje konflikt te vjeter, dhe aty do t’i vitnin te dy. Keri nuk pranoi dhe ata meqe u dekonspiruan per planin kryen masakren dhe u larguan ne drejtim te paditur.
Keri u varros me nderime te medha, me pjesmarrjen e gjithe popullit te Gurezit. Vorri tij dhe i te rese, Shkurtes, ndodhen 2 m lag themeleve te xhamise ne Gurez, ne anen veriore. Haxh Bardhi e mori gjakun e te atit. Ai ishte i biri i Sadri Bardhit dhe populli i gurezit i besoi per disa vite vendin e kryeplakut.
Brezat e rinj le te mesojne se kush ishte Keri i Sadri Bardhit(1861-1941), biri i Rugoves, i Kosoves dhe Gurezit, se si mund t’i sherbejne shqiptarise, si mund ta meritojne pavdeksine.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~Ne fotot poshte Keri i Sadri Bardhit(1861-1941), Miku i Ker Sadrise, Mark Miri(1881-1946), ish-drejtues i Gurezit, Gjek Z. Miri(1912-1950) dhe fotoja ne Rrogom te Shales-Dukagjin, realizuar nga Ernest Koliqi me origjine nga ajo krahine.
Keri i Sadri Bardhit(1861-1941)
Gjek Zef MIRI(1912-1950), probatini i Ker Sadrise. Thone se i biri i Kerit Haxha dhe Gjek Miri moren gjakun e Kerit dhe kokat e dy gjaksorve gjendeshin ne breg te kenetes me kafkat e te cileve luanin futboll femijet cobane. Askush nuk qe interesuar per te vraret. Kjo i jepte te drejte familjes, qe ne nje kohe pushtimi te merrte gjakun dhe i kishin gjetur vrasesit e vertete.