Voal – Voal.ch shkruan se bujonin prej kockave, që njihet si bone broth, e konsumojnë shumë Gwyneth Paltrow e Salma Hayek.
«E pranoj, e konsumoj këtë bujon, më duket pak i pështirë, përgatitet prej kockave të mishit të lopës dhe zihet me zjarr të ngadaltë. Rezultati është një lëng i mbushur me xhelatinë por që ta mban lëkurën në gjendje fantastike», ka zbuluar Salma për People.
Po të tjerët nuk mendojnë se është e pështirë, përkundrazi mban erë të mirë, është hipokalorifik, 86 kalori tasi, por që të bën të biesh deri në 6 kg në tre javë, pra është edhe dietë për të rënë në peshë.
Dhe janë të shumta modelet që e konsumojnë, sidomos gjatë Javës së Modës, Fashion Week, drekojnë duke pirë me gllëngjka, bujon me kocka mishi, si të ishte një smoothie. Modelet janë të shëndetëshme dhe të holla dhe ky trend tashmë ka arritur deri në Europë, dhe origjinën duket se e ka nga një restaurant me emrin Brodo në East Village, Manhattan që e ka recetën më të mirë të këtij bujoni përgatitur nga Marco Canoro. Bone broth janë të pasura me aminoacide, kalçium, kolagjen, rrit imunitetin dhe zbukuron lëkurën.
Versioni modern i Marco Canoro-s është një take away që pihet me një kupë modeli Starbucks sikur të jetë një smoothie ose një kapuçino, që shërbehet e ngrohtë, është e pasur plot me proteina dhe ka efektin e një kremi vitaminoz antirrudha.


Komentet