Këngëtarja e famshme britanike Adele nuk ka lejuar që këngët e saj të përdoren në fushatën e Donald Trumpit, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA
LONDËR – Këngëtarja e famshme britanike Adele nuk ka lejuar që këngët e saj të përdoren në fushatën e Donald Trump, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një deklaratë të bërë nga zyra e Adeles thuhet se “Adele nuk ka lejuar që muzika e saj të përdoret në ndonjë fushatë politike”.
Në deklaratën në fjalë vihet në dukje se kjo ka ardhur si pasojë e reagimeve të vazhdueshme të disa fansave të Adele të cilët nuk pëlqenin Trumpin dhe kishin reaguar që këngët e saj të mos përdoreshin në fushatë.
Ndër të tjera theksohet se këngët e njohura “Rolling In The Deep” dhe “Skyfall” të këngëtares Adele përdoreshin në fushatën e Trumpit.
Edhe ylli i rokut kanadezi Neil Young me Steven Tyler vokalistin e grupit amerikan Aerosmith ashtu si Adele patën reaguar që këngët e tyre të përdoreshin nga Trumpi dhe paralajmëruan që kjo të mos përsëritej.
Adele në një deklaratë më parë njoftoi se ishte mbështetëse “e plotë” e Partisë Laburiste në opozitë në Britani, liderin e Partisë Konservatore dhe kryeministrin britanik David Cameron e kishte cilësur si “pa tru”. aa
Komentet