VOAL – LOS ANXHELOS – Këngëtarja Gwen Stefani kërkoi divorcin nga i shoqi rokstar Gavin Rossdale pas 13 vitesh martese, shkruan voal.ch. Lajmin e dhanë disa media amerikane dje.
Në padinë e saj për divorc, Stefani, 45 vjeçe, përmendi mospajtime të thella dhe kërkoi përkujdesje të përbashkët për tre fëmijët e tyre: Kingston vjeç, Zuma 6 dhe Apollo 1, bëjnë të ditur TMZ e People.com të cilave iu është referuar Reuters.
Rossdale, 49 vjeç, dërgoi përgjigjen e tij pa vonuar dhe kërkoi të njëjtat gjëra, njofton TMZ.
Avokatët e tyre nuk iu përgjigjen interesimit të mediave për komente.
Ata janë bashkë prej dy dekadash, njohur për herë të parë kur grupi i Gwen Stefanit, No Doubt, bëri turné me grupin e Rossdales, Bush, më 1995, njofton People.com. Ata ishin gjashtë vjet të fejuar kur u martuan më 2002.
Komentet