…e vërtetova dhe një herë, e dija… gjithmonë e kam vrarë mendjen rreth kësaj, por tani e kam garancinë e vërtetësisë të sigurt, këngët kosovare janë diç si “profeci” – kurrë mos i harroni, kurrë për asnjë kurrënjëherë, ruajini diku në mbamendje sepse herëdokur përputhen 100% me realitetin : )
…siduket kosovarët mjaft të rrezikshëm në shtëpi, sipas “Prishtina Insight”, 1455 raste të dhunës në familje janë regjistruar në 6 muajt e parë të v. 2024 në Kosovë, e po ashtu policia ka lëshuar 59 urdhra për mbrojtje të përkohshme. Ndërsa në v. 2023, policia i paska regjistruar 2638 raste të raportimit të dhunës në familje, ku shumica e viktimave ishin gra (e qartë kjo, padyshim gra, s’ma merr mendja e kundërta, gratë s’i rrahin burrat, padyshim do jetë e kundërta), nga policia 286 gra dhe 335 fëmijë qenkan strehuar në shtëpi të sigurta, dhe në 129 raste policia paska lëshuar urdhra për mbrojtje të përkohshme për viktimat e dhunës…
…andaj (s’i paska as 2 javë kjo punë) Kosova paska vendosur “byzylyk n’dorë”, dhe atë s’e kemi fjalën për këngën popullore por për dhunën, s’e kemi fjalën për byzylyk të dashnisë – s’duhet ngatërruar lexuesi, kishte dikur një këngë ashtu, “byzylyk n’dorë”, kënga e kishte si temë dashurinë mes vjehrrës dhe resë (nuses së re) si dhe me djalin “tradhtar” të nënës së vet, duke e përkrahur tashmë nusen e vet, dashurinë e re, dmth. s’është fjala për këngën, tashmë ndryshe, teknologji e avancuar, bylyzyk elektronikë i “lidhur me policinë”, për të frenuar dhunën në familje…
…punën e byzylykut e mësova me vonesë 10-ditore (mbase 10 ditë s’është dhe aq vonë për njerëzit e humbur nëpër botë, sepse njeriu s’mund t’i përcjell 1 milionë lajmet e Ballkanit + të Evropës dhe + të botës, apo jo) dmth. kosovarët tashmë kanë vendosur me “byzylyk n’dorë” – e lexova lajmin në Insight (madje Anglisht, jo Shqip) dhe menjëherë gjërat u kristalizuan, përputhet gjithçka – po thosha mëvete, saora u qartësua dhe përputhja e këngës tjetër, m’u kujtuan Etno Engjëjt me “kompetencat” – kaniher pe kqyri për çudi e po thom ta kapi, ta rrehi, e ta boj llom, po nuk asht leht, se m’lajmron në polici, muj mi ra kavallit tre muj dite n’qeli : )
…ose më mirë po e ngjes këtu gjithë këngën – padyshim do ketë lexues që dhe nuk e dinë, o do kenë harruar… pasi i ka 20 vjet kjo punë, kënga e “kompetencave” i takon v. 2005 – shkurt e troç, mbajini mend këngët kosovare, mos i harroni sepse janë diç si profeci, herëdokur do vërtetohen : )
[ fotoja ngjitur, s’është shkrepur enkas për humoreskën tonë, mirëpo përputhet dhe fotoja, gjoja të dashuruar… megjithatë shih majtas, shihja sëpatën aty anash, nga njëra gjoja foto romantike, plisbardhë e me buzëqeshjen ndërsa ku i dihet çfarë “mize” i bën zzzzz nën plis, ndoshta ka ndërmend t’ia heq kokën, s’mund ta kesh sigurinë… sidoqoftë tashmë qenkan ndërmarrë masat, s’i besohet më askujt, ajo nusja patjetër do e ketë “byzykykun e policisë” : )
Etno Engjujt – “Kompetencat“, 2005
Gati në çdo orë, palidhje bona hor
kur i matem, e s’guxoj, në gru me qu dorë
kaniher në kuzhinë më kap një nostalgji
kur e shoh një thupër, e s’guxoj me ja hi
Kulturu me zor, po qiroj turshi
me dorza t’pllastikës, që mu kan bo thi
qka o ma e keqja edhe hudra e oriz
e hajvarin moti e kom shti e lon në friz
fmijt në qerdhe po i çoj, tona senet po i boj
fjalën e mir po ja ndrroj, po prap m’tranoj
thojke plaku nifar vakti shpesh një fjal të gat
“demokracia asht me brina kur hin te grat”
1244 po na çon n’fund t’pusit
gruja o standard para statusit
e kam babën patriot e shpesh po m’thot:
“bone le me qu kry, me qit n’vend e ki kot”
(Ref)
Me prek në gjini, si me prek n’tel
përlahem derisa për hunde më del
e mu ndreq prap i qoj lutje, intervenca
ma kajti nanën gruja s’po m’jep kompetenca
Muzikën çfar e du, s’po ma len në kerr
raki mo nuk pi, le mo cigare asniher
bab e nan s’pi kqyr, tan ditën në pasqyr
nuk mërzitet për sene tjera, po për rrudha n’ftyr
e me dal me shok, ka koh qe s’jom dal
se nuk më merr malli me to me bo fjal
un puno si kali, ajo veç tesha blen
gjithmon naj arsye për me ble e gjen
kur i tham që mashkujt jan ma nalt për një shkall
thot po, veç ata bura ma nuk jan gjalle
po ma kthen fjalën, thot ta thirri policinë
modeli i evropës ma ka qit grun mbi shpin
shpesh po thom, u prish dynjaja
na hini belaja, mori fund edhe sefaja
kaniher po m’shkon mendja me bo ni komitet
për mbrojtjen e burrit nga tortura e grus vet
M’ka bo kuzhinier, zanatli të shpis
nuk ka mo me nejt në kafe të rakisë
kaniher për çudi pe kqyri e po thom
ta kapi, ta rrehi, e ta boj llom
po nuk asht leht, se m’lajmron në polici
muj mi ra kavallit tre muj dit në qeli
si amvis i detyrum, s’di ka me ja majt
edhe thmijt e mij mi ka drejtu ka dajt
(yeah, ky sen asht për burra
për ata burra që jan provu me kit sen)