Kruspull më je mbledhur si një ah i pakuptimtë.
S’di. Duhet të zbresësh mes guackash, se gremina është e thellë,
apo lart në qiell të lulëzohesh si degë yjesh.
Nxihesh kënga ime, si një hënë që nuk ndriçon.
Zanë e blertë liqeni, poshtë qepallave të mia të mbyllura,
Që, kur del nga uji s’duhet të të shohin zogjtë dhe algat.
O, ty pyll me lisat e jehonave, me gjethe bilbilash,
Dheu im i zi që kaltëron nën ethet e shkëndijave yjore.
Mos më dil, moj vashë, nga liqeni as nga fjala,
Bëhesh hënë, bëhesh pyll këngësh e bilbilave.
Mos u lulëzoni, diej, nga agimet e polenit.
Nesër, kur sërish do gdhihet, do më jsh si këngë e gjelit,
Duke parë kaltërsinë si mëllenjë e ngordhur përmbi vesë,
Edhe unë si dordoleci, zot i fushave të fjalëve, pas korrjes.
(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)
Komentet