NËNAVE U FALET VLORA
Për ju, moj zonja të rënda,
Për ju, nëna buron kënga.
Si bekim nga Perëndia,
Mirësi nga ëmbëlsia.
Si drit’ e bukur hyjnore,
Shpërthejnë sot lule Vlore.
Janë lulet e urimit,
Gonxhet, shëndet i gëzimit.
Për ju, o nëna të mira,
Që bukur thurni dëshira.
Ju, Zemrabardha si bora,
Tek ju, Nëna falet Vlora.
me dashuri biri, Albert R. HABAZAJ,
Vlorë, e martë, 20.03. 2018
[1] Kënduar nga grupi polifonik i Vajzave të Tërbaçit, “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri”
Komentet