Kompozitori Spartak Tili ka komentuar festivalin e 62-të të këngës në Radio Televizionin publik Shqiptar. Në një koment në rrjetin e tij social Facebook ai ka kritikuar aktivitetin muzikor duke i cilësuar këngët shqiptare të kënduara në këtë festival si amorfe dhe të shpërfytyruara..
Statusi i plote
U mundova te dalloj aromën e këngës shqiptare në festivalin e fundvitit. Me keqardhje ju them se nuk e ndjeva askund. Ka humbur ne thellësinë e gati tridhjete viteve duke i numëruar një e nga një dhe çdo vit duke u shpërfytyruar nga këngë shqiptare ne një këngë amorfe. Këtë dukuri negative për këngën shqiptare e kam vene ne dukje qe në fillimet e saj kur me maniera gjoja moderne, te kohës, te globalizmit dhe te plot nismave te tjera, kënga shqiptare ju dorëzua dhe u be pre e amatoreve duke shmangur ne mënyre masive kompozitoret profesioniste, si të vjetruara. Përgatitja e festivalit qe behej ne studiot e RTSH, u zhvendos ne studiot private duke i bere ato mbizotëruse. Shpesh here duke bere kritika realiste dhe duke vene pikat mbi ‘i’ i shqetësuar për rrugën pa krye qe po merrte kënga shqiptare, me lanë mënjanë, nuk me thirren në Asnjë Juri, ne Asnjë emision televiziv, duke me harruar me vetëdije dhe duke harruar me qellim NGA organizatoret, që unë punova Gati njëzet vjet ne atë institucion NGA me te rëndësishmit te muzikës shqiptare qe quhet Radio Tirana,si pasues I Abdulla Grimcit, Nikolla Zoraqit, Gjon Simonit si Udhëheqes artistik dhe si kompozitor duke punuar me shpirt dhe me përkushtim për ecurinë e muzikës shqiptare.
E them pa mburrje qe bashke me kolegët bëme që ato vite kënga shqiptare te arrinte majat me te larta me krijime te mrekullueshme qe dëgjohen edhe sot me kënaqësi dhe nostalgji, kënge qe u bene model dhe orientim për këngën shqiptare.
Pas viteve 90 ranë në sy dukuri negative si aktivizim i këngëtareve nga Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova për përfitime personale nga organizatoret, vendosja e emrave te pa qene kompozitoresh, u shmangen kompozitorët profesionstë, por dhe përkujdesja për këngëtarët shqiptare etj.etj.dukuri negative qe e sollën këngën shqiptare në këtë ditë.
Secili duhet te mbaje përgjegjësitë e veta për periudhën përkatëse, për arritjen e këngës shqiptare në këtë gjendje alarmante.
Kompozitori Spartak Tili ka shkruar deri tani rreth 30 vepra, simfonike, koncertale, instrumentale, vokale, etj, nuk është i paktë dhe numri i këngëve që ka krijuar, mbi 40 këngë ndër vite. Spartak Tili, ka qenë për nëntë vite dhe drejtues i Festivaleve të Këngës në RTSH
(BalkanWeb)