Një incident i vogël ka ndodhur në festivalin “Kënga Magjike”, në Pallatin e Kongreseve. Një incident, i cili nuk ishe parë ndonjëherë në festivale të këtij niveli.
Kur po luhej muzika për këngën “Me fjalë të vogla” të Flori Mumajesit, vetë këngëtari ka kërkuar që të ndërpritet muzika: “Stop, stop muzika!”. Dhe kështu ka ndodhur. Organizatorët kanë ndërprerë muzikën.
Dikush tentoi të bënte humor në sallë, duke aluduar se “Flori harroi tekstin”. Por ai reagon menjëherë, duke u përgjigjur: “Jo, jo nuk e harrova këngën. Thjeshtë doja t’ju thoja se më kishte marrë malli për ju, doja t’ju përshëndes të gjithë ju që gjej këtu te Kënga Magjike pas kaq kohësh (mungonte prej 6 vitesh). Dhe t’ju them faleminderit të gjithëve”, u shpreh këngëtari, i cili më pas kërkoi rifillimin e muzikës së këngës së tij. / SYRI.net /
Komentet