Tani gjethet po bien shpejt,
fidanishtja po zverdhet krejt,
fidanët në varre përfundojnë
por karrocat e bebeve s’pushojnë.
Fqinjët përshpërisin majtas djathtas,
në qejfin tonë s’na lënë rehat.
Duart që lëvizin pareshtur ngrijnë,
të vetmuara mbi gjunjët e hapur rrinë.
Qindra trungje të thara larg.
Ndiqi drunjtë dhe mos iu ndaj.
Supet e ngritura shfajësojnë,
pozat e rreme që s’dashurojnë.
Gërryer urie në pyllin e zhveshur,
grepi nervoz në kërkim të peshkut,
bilbili ka mbetur tani gojëkyçur
dhe engjëlli duket se ka ikur.
Ftohtë dhe zymtë në horizont,
e bën malin të ngrejë kokë.
Ujëvara e bardhë e të cilit bekon,
udhëtarët në ankth ngado shkojnë.
1936
Komentet