KËNDUAM NËN DHUNË

POR JO NËN DHUNË

Si, si… ?
Ne kënduam
Me porosira,
Me tortura dhe dhunë?
Kënduam nën dhunë,
Por jo me tortura
Jo me me hekura në duar,
Sepse kënga s’del nga dhuna,
Kënga s’del me vezë të zjera në sqetulla,
Apo duke iu ngulur poetëve nër thonj thumba Dhe spica
Nga dhuna del vetëm rënkimi,
Del vetëm britma.
Nga tortura,
Nga dhuna,
Del
Vetëm ofshama,
Por s’del kurrë melodia, ritmi, kënga.
Trillime,
Trillime,
Të gjitha trillime këto për ne !
Me vezë të ziera
Në sqetulla
Këndoi
Gjeniu Kadare?
Me thumba dhe shkulje thonjësh
Shkroi poeti titan, Fatos Arapi?
Xhelozira,
Shpifje,
Të gjitha këto!
Me dhunë dhe hekur të skuqur
Këndoi kolosi Dritëro?
2010 – 2017
TRESHES SONË POETIKE
Njëri
Grurë mali,
Tjetri grurë shkëmbi,
Kurse tjetri grurë fushe
Që të tre ata
Na dhanë
Që të tre ata na japin cilësi të parë buke!
Gusht, 2017
Komentet