Në foto: Edi Rama duke shpalosur vizionin e tij mbi gazetarin e së ardhmes
Zoti kryeministër atë Endrin e ke djalë flori. Fap e fap e fap si flutur e përdor atë internetin. Kam komunikuar sot gjatë me mesazhe në telefon dhe se ke idenë sa çun flori është.
Avokat Ngjela, – më tha; – merri gjërat qetësisht dhe mos u revolto. Në fakt sot isha shumë i revoltuar se më ishte bllokuar Facebook-u por këshillat e Endrit më qetësuan.
Endri kishte hedhur nja dy statuse në Facebook dhe ndërkohë unë i thashë që të m’i fshinte ca friendsa nga FB se nuk i duroja dot. Doja të futesha më vonë të shihja sa lajke kisha marrë tek statusi i fundit dhe nuk po më hapej Facebook-u.
Provoj 4-herë me paswordin e vjetër por nuk hapej që nuk hapej për qamet. Marr Endrin e më thotë që e ka ndërruar paswordin Shef Edi.
Më vonë më sqaroi që ti deshe të hidhje një status dhe duke qënë se e kishe hapur Facebook-un tim nga kompjuteri i sekretares, për siguri i kishe ndërruar dhe paswordin.
Endri si çun flori më instruktoi me kujdes se çfarë duhet të bëja. Më tha që si fillim të klikoja tek email or phone. I thashë që unë s’di ta përdor more djalë thjesht me duhet paswordi i ri.
Atëherë e kuptoi se ku e kisha hallin dhe me tha të klikoja tek Paswordi. Pas gjysëm ore që kisha klikuar, më shkruan dhe më thotë tani fut paswordin “JeteKoncensioni”.
E provoj dhe nuk më hapet. E pyes përsëri. Më thotë që prit të mendohem se si mund t’ia ketë venë paswordin Shef Edi.
Pas nja 2 orësh më shkruan, provoje njëherë: qoftezgare123.
Nuk hapej, pastaj provova dhe nja dy herë vete me paswordin “Zaholepurusi”, nuk u hap, pastaj provova LinditaNikolla, prapë nuk u hap. Provova me paswordin “endrifugaçunflori” e prapë nuk u hap.
Nuk dija c’të bëja, Endri më dërgoi 5 opsione të tjera të cilat ishin “aguridhe moj” , “reformaja jqj” , “hiqi sutjenat” , “do bëhem FBI-ist”, “protestues debila”.
Nuk u hap.. më iku zari nuk dija ku të përplasesha dhe nuk kisha si ta merrja vesh se sa lajke kisha marrë, plus të tjerash po vdisja nga kureshtja të dija se çfarë kishit postuar ju.
Provova dhe me paswordin BarakOBama dhe prapë nuk u hap.
Sot pasdite dëgjova që korrespondenti i Bunk’Artit Karlo Bolino kishte postuar në Facebook një reagim ndaj portaleve armike dhe menjëherë e kuptova se cili do ishte paswordi që ju i kishit vendosur Facebook-ut tim.
Shkova dhe provova me paswordin: ‘KaRoKaRlo’ dhe Facebook-u u hap menjëherë. E dija që vetëm ky mund të ishte paswordi yt i preferuar.
Nuk mund ta mohoj se prisja më tepër nga Endri, por ai mbetet çun flori.
Po iki pa humbur kohë të shkruaj ndonjë status për këtë deklaratën e Berishës për armët. Fjala e Berishës vret më shumë se plumbat e gangove që i ka xhan Saimir Tahiri mor zotëri.
E kupton çfarë ka bërë ai? Si more të armatoset populli, ku jemi këtu? Sa do durojë ky popull vallë?
Po plasën armët sheshit unë e ti do shkojmë të strehoemi tek bunkeri që i ke dhënë KaroKarlos me koncension, po shqiptarët vallë ku do strehoen?
Këto kisha me pak fjalë Edi, kurajo.
I juaji, me kokën mënjanë dhe me pasword të ri, Taku.
*E-mail i mbërritur në redaksi me “forward” nga adresa false e z.Spartak Ngjela
Komentet