Në foto: Blendi Klosi duke eksperimentuar “duck-face” me porosi të kryetarit
I dashur Shef Edi.
Sapo mësova se si ka arritur të manipulojë Ben Blushi njerëzit që t’i mblidhte 150 antarë të PS-së në Berat.
Tani kam vendosur të merrem vetëm me çështje të cilat paraqiten si të dëmshme ndaj partisë.
Më kujtohet fjala jote dikur kur më thoshe: ”Blendi, vetë ti dhe Balla mund të mbroni partinë si duhet”.
Atëherë isha pak skeptik nga papërvoja por që kur dekorova Fatos Tushen sikur u mbusha me vetëbesim për të ecur me vendosmëri përpara. E pranoj që nuk jam në nivelet e Taulant Ballës por unë e ndjej që kam shumë për të dhënë nga vetja.
Rasti i Ben Blushit më dha akoma më shumë krahë për të ardhmen. Pra Ben Blushi nuk kishte për të mbledhur asnjë anëtar si përfaqësues të PS-së nëse nuk do kishte bërë një plan dhe strategji të ligë e cila i rezultoi e sukseshme.
Para disa ditësh Ben Blushi u dërgoi të gjithë atyre që ai i quan anëtarë nga një njoftim në shtëpitë e tyre se do organizonte një eveniment si ato të ‘Tulla Culture Center’, me muzikë elektronike dhe me një ide akoma më inovatore.
Beni kishte deklaruar se në eveniment ishte ftuar dhe Grida Duma për të dhënë një performancë streep-tease që të argëtohej elektorati i mëngjër.
Reagimet pas kësaj ftese ishin të ndryshme por ideja e Benit funksionoi.
Atyre socialistëve skeptikë që nuk pranonin të shihnin zhveshur gratë e partisë kundërshtare si Grida; Beni u tha se ajo do performonte si shkrimtare dhe kolege e tij e librave; meqenëse të dy botojnë tek shtëpia botuese e Henrit mesatarisht nga 11 libra çdo vit.
Shumica e skeptikëve e hëngri karremin dhe ktheu mendje.
Një tjetër premtim i Benit që ndikoi shumë në mledhjen e elektoratit të mëngjër ishte një skemë e përgatitur me kujdes nga Marko Bello; ai është njohës i zonës dhe kishte listën e pensionistëve socialistëve që kanë probleme me diabetin.
Lista e Markos funksionoi sepse Blushi u ka premtuar këtyre socialistëve se do u sillte turshi nga Korça dhe xaxiq të rrahur fortë me kripë.
Kur u realizua takimi socialistët e pyetën Blushin se ku ishte Grida; por Blushi u justifikua me faktin se kishte ndodhur një përplasje oraresh sepse në të njëjtën kohë po zhvillonte dhe Partia Agrare e Agron Dukës një party dhe Grida ishte prenotuar atje.
Socialistët e mirëkuptuan menjëherë këtë përplasje oraresh kur Marko Bello u shpjegoi se Partia Agrare ishte një parti aleate; në fakt Bello nuk i gënjeu por ashtu e mbante mend atë parti.
Duhet thënë se mungesa e Gridës u kalua pa shumë debate sepse Marko Bello pa humbur kohë hapi turshitë dhe xaxiqin; ishin plotë 1001 racione Shef.
Nisur nga situata e mësipërme propozoj që në javët e ardhshme të marrim dy masa parandaluese:
Së pari të identifikojmë të gjithë anëtarët e partisë me diabet dhe prostatë.
Së dyti të shpërndajmë një qarkore ku i ndalohet të gjithë anëtarësisë që të shohë Grida Dumën të zhveshur.
Lëpirësisht i juaji; Blendi Klosi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet