Në foto: Donald Trumpi dhe posteri i shpërndarë në rrugët e New Yorkut, ku produket 2K cilësohen si tepër të rrezikshme
I dashur Shef Edi.
Ditmir Bushati jam. Më ka lebetitur kjo sekretarja. Kisha kaluar tek niveli 84 i lojës “Farm Hero Saga” dhe më troket në derë gjithë tërbim. Bam bam bam.
Më thotë: “Dimitër, vëllanë e Edi Ramës po e godasin në SHBA”.
Si fillim nuk po merrja veten po më dukej luleshtrydhja tek loja si busti i Fan Nolit.
Po çfarë thua moj qyqe?, – e pyeta.
Shef Dimitër, -më tha, ti e di që unë të ndërpres nga loja vetëm për çështje jetë a vdekje.
Pra Dimitër, Koço Kokëdhima, vëllai i madh i Kryeministrit, po merret nëpër këmbë në SHBA. Trumpi po nxjerr inatin e tij ndaj deklaratës së Edit duke i sulmuar të vëllanë.
Pastaj më thotë: “Je online në fb të dërgoj foton?” Po i thashë. E klikoj foton që më dërgoi dhe më ç’akordoi komplet lojën.
Kur ç’të shoh, logoja e 2K e Koço Kokëdhimës duke i bërë një publicitet të keq.
Kërkova në internet dhe K2 është një lloj pije që ka të bëjë me hashashin. Pra diskriminimi ndaj hashashit të Koços kishte kaluar nivelin tim në “Farm Hero Saga”. U bëra keq.
Hap përsëri lojën dhe tentoj të filloj gjithë ankth, stres dhe depresion nivelin tjetër të lojës.
I dogja të pesta mundësitë. Pse o Zot?, – pyeta.
I dërgoj kërkesë për ndihmë Saimir Tahirit. Nuk ishte online. E marr në telefon e i them futu pak në fb. Më thotë jam në një takim me Llashuzin lale.
“New York, New York”, , – Frank Sinatra
“Futu se i qm do vras veten”, – i them. Merr në tel Spartak Ngjelën më thotë.
Marr Spartakun e i them: “Spartak vllai, futu urgjent në fb dhe më dërgo ndihmë në ‘Farm Hero Saga’ se sapo u konsultova me Salmonela Felajn dhe më tha që vetëm po më ndihmove ti në lojë do zgjidhet reforma në drejtësi”.
Spartaku bërtiti sa dëgjoi dhe sekretarja. Më dërgoi 32 ndihma nga të gjitha adresat fallco. Më në fund kalova misionin dhe tani jam i qetë të të shkruaj këtë e-mail me forcën e zembrës.
Ai lloj qelbësirlliku që po i bëhet Koços, kalohet vetëm me relaks. Donald Trumpi po lufton Koçon dhe kjo është shumë serioze.
Donald Trump përdor imazhin e hashashit me sedimente për të treguar se hashashi i tymosur duhet të sofistikohet.
Ne duhet të marrim masa. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që ti Shef Edi je pasardhës i Aleksandrit të Maqedonisë, dhe nipi i faraonit Tuthankamun. Më ka zënë një bark e të vjella me që ra fjala.
Ky është një provokim i hapur që po na bëhet me rastin e vizitës në Amerikë. Nëse me akuzat për vëllanë e vogël, Olsin, ne i duruam, fyerja që po i bëhet vëllait tënd të madh dhe vizionit të tij mbi hashashin duhet të na alarmojë.
Unë jam gati ta lë ca ditë lojën “Farm Hero Saga” Shef dhe të ulemi e të mendojmë një përgjigje shembullore për Trumpin.
I juaji, Dimitër Bushati, Saga-Gero, Level-101.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Ditmir Bushati
(HashtagAlbania)
Komentet