Në foto: Baba Mondi dhe Shef Edi pas një diskutimi për kurrikulat e Harvardit
O i adhurueshmi Edi Rama.
Lartmadhëria e qiellit vetë me dorën e tij po ju shkruan këtë letër. Ti nuk do ta besosh po është vetë dora e Baba Mondit që po ju shkruan këtë letër. Jam gëzuar tej mase kur mora vesh që kishit deklaruar se ka ardhur koha që feja të ketë pjesën e saj në shkolla.
Unë jam shumë i lumtur që më në fund do kem të bëj personalisht me Henri Çilin.
Tani po e festoj lajmin dhe kam dalë po pi ca birra me Xhipen. Zoti kryeminister ngelëm në konferenca jashtë shtetit duke ju dhënë paqe dhe dashuri gjithë botës dhe nuk po ju japim fëmijëve tanë nëpër shkolla.
Unë personalisht nëse fëmijët nëpër shkolla do kenë fatin që t’i vizitoj, do t’i bekoj duke ju thënë historinë e famshme të Baba Takut.
Ajo histori me nam ka për t’i futur në rrugën e Zotit dhe do ecin gjithë jetës duke ja vënë gishtin kokës.
Pra, ishte një herë Baba Taku mori çantën e zezë dhe vajti të shëronte një të sëmurë me majasëll. Rrugës për tek i sëmuri që do e këndonte, i del para një mace e zezë. Kur macja pa çantën e zezë të Baba Takut bëri 3 hapa pas dhe ra në kanal.
Ec e ec Baba Taku kur përpara i del Enno Bozdo, sa pa çantën e zezë të Baba Takut, Enno bëri tre hapa pas dhe njëra nga “N”-të i ra përdhe.
Ec e ec Baba Taku përpara i doli Blerina Gjylameti, sa e pa Blerina çantën e zezë të Baba Takut bëri tre hapa pas, dhe tha: “Uauuu Fendiii”.
Baba Taku për një moment mendoi mos kishte ndodhur ndonjë shkarje e pakëndshme, por Blerina i shpjegoi se çanta e zezë që ai mbante në dorë ishte e markës “Fendi” dhe ishte tepër në modë, përveçse e shtrenjtë.
Ec e ec Baba Taku, përpara i doli Ilir Beqaj, sa e pa Iliri çantën e zezë të Baba Takut, bëri tre hapa pas dhe mbërriti tek Pilo Lala. Duhet thënë se Liri e ka hapin e konsiderueshëm si halldup që është.
Kur Baba Taku arriti tek i sëmuri me majasëll, çanta e tij nuk bëri ndonjë efekt të veçantë, sepse pacientin e gjeti duke folur në telefon me një deputete shqiptare të Maqedonisë që e shëron majasëllin në distancë me dialogje të ngrohta.
I dashur Edi, mendoj se kjo histori do ishte një leksion i vyer për të gjitha katedrat anembanë vendit.
Më ke gëzuar shumë, sinqerisht, dhe dua të të tregohem mirënjohës.
Për nderin dhe respektin tënd, do i propozoj homologëve të besimeve të tjera fetare që ne nga ana jonë të fusim basketbollin si lëndë me detyrim nëpër medrese dhe këshillat kristiane.
Faleminderit Edi. Të jemi borxhlinj. Të puth tek gusha. Baba Mondi.
*E-mail i mbërritur në redaksi me ‘forward’ nga adresa: Shë[email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet