Tre vëllezër, të cilët nuk ishin parë prej kohësh, u bënë bashkë për të vizituar nënën e tyre plakë me rastin e ditëlindjes së saj. Kur e panë, djali i parë, i cili prej vitesh jetonte larg, i tregoi me kënaqësi dhuratën e tij: “Mami, shiko çfarë dhuratë të çmuar të kam bërë, e kam marrë në Nju Jork, është një gjerdan floriri” .
Djali i dytë i dha asaj një parfum me një buzëqeshje: “Është një parfum i markës së shkëlqyer, shpresoj që të pëlqen.”
Djali i tretë u skuq teksa shikonte dhuratat që i sollën vëllezërit e tij. “Mami, kjo është për ty,” tha ai, duke i dhënë asaj një letër. Brenda shkruhej: “Mami, e di që vëllezërit e mi të kanë bërë dhurata të bukura, nuk munda, nuk kam para. E di, unë humba punën time dhe gruaja ime ka atë sëmundje të tmerrshme. Të vetmet fitime që kam, më duhen të vazhdoj t’i jap një çati mbi kokë dhe një vakt të nxehtë asaj dhe vjazës sonë të vogël. Vëllezërit e mi ishin të sjellshëm dhe të kuptueshëm, më thanë se mund t’ua kisha dhënë dhuratën, se do të më kishin vënë paratë, por do të më dukej shumë e padrejtë. Më fal nëse nuk kam ndonjë dhuratë për ju këtë vit. Unë të dua. Gëzuar ditëlindjen mama”.
Plaka, pasi falënderoi dhe përshëndeti dy fëmijët e parë, i kërkoi të tretit të qëndronte. Ajo e pa intensivisht në sy dhe me një dorë që i dridhej i preku fytyrën.
“A e di çfarë? Nuk kam marrë kurrë një dhuratë më të bukur se kjo letër. Ti beson se dhuratat e vëllezërve tuaj janë më të vlefshme se këto fjalët tua, por nuk është kështu. Mund t’i jepni një nëne qoftë edhe një grimcë pluhuri, ajo do të ndihet gruaja më e lumtur në botë, sepse nuk duhet asgjë më shumë se dashuria e një fëmije për ta bërë atë të ndihet e rëndësishme. Dhe pastaj një dhuratë materiale është e bukur, po, por përfundon duke u konsumuar, duke u vjetëruar dhe ndoshta në një moment e vendosni në një cep të largët të shtëpisë, e shikoni herë pas here dhe ju sulmojnë kujtimet. Por fjalët, ama, fjalët e bukura, biri im, qëndrojnë brenda teje, ti i mban me vete gjatë gjithë jetës”.