Thotë një fjalë e urtë e kohës së shkuar:
“Më mirë vetëm se keq i shoqëruar”.
Di një shumë më të bukur, pra:
“Në shoqëri ti shkon larg sa s’ka”.
Një fjalë e urtë thotë, kush e di pse:
“Kush bën gjithçka vetë, bën për tre”.
Nga ky vesh fare s’ma ndin:
“Kush ka njëqind miq, bën sa njëqind”.
Thotë një fjalë e urtë tejet e vjetër:
“Nuk lufton dot, kush është vetëm”.
Kjo, them unë, është rrenë klluqe:
“Nëse jemi shumë, jemi të lumtur.”
Xhani Rodari