Një burrë humbet në shkretëtirë dhe endet i rraskapitur nga lodhja dhe etja.
Pas ditësh dhe ditësh ai më në fund sheh një burrë tjetër nga larg dhe i bërtet:
“Hej, atje! Largohu! M’u hiq sysh!”
“E pse?”
“Përndryshe çfarë shkretëtirë është!!!”
Një burrë humbet në shkretëtirë dhe endet i rraskapitur nga lodhja dhe etja.
Pas ditësh dhe ditësh ai më në fund sheh një burrë tjetër nga larg dhe i bërtet:
“Hej, atje! Largohu! M’u hiq sysh!”
“E pse?”
“Përndryshe çfarë shkretëtirë është!!!”
Mësuesja e edukatës qytetare e pyet nxënësin e ngritur në mësim:
-Nëse, pasi ia shkel këmbën një zonje dhe pasi kërkon falje, ajo të jep 1 euro, ti çfarë bën??
Nxënësi i përgjigjet:
– Unë ia shkel edhe këmbën tjetër asaj!!!!!-
– Mami, mami… shokët e klasës më quajnë mafioz!!!
Nëna mirëkuptuese:
– Nesër do të flas me drejtorin për këtë.
Fëmija:
– Po, por bëje të duket si një aksident!!!…
Gruaja është në shtrat me të dashurin e saj të zjarrtë.
Pasioni i mbërthen… Të kapur pas njëri-tjetrit, dëgjojnë hapa që ngjiten nga shkallët…
Hapet papritur dera e dhomës së gjumit:
“O Zot i madh, burri im!” bërtet gruaja, dhe duke u kthyer nga i dashuri i saj i thotë: “Të bëjmë sikur nuk e njohim njëri-tjetrin!!!”
Një ditë dielli pyet hënën, duke e parë atë shumë të zbehtë:
– Hej, po më dukesh e zbehtë?!?
I përgjigjet hëna:
– Eh! Më duhet të rri gjithë natën zgjuar!!!
Pjerini këndon me sokëllima në tren…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva……
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
-Unë di një këngë që të gjithë i bën me nerva…
Një zonjë shumë e irrituar bërtet e tërbuar: -TANI E DI EDHE UNË ATË KËNGË!!!!!-
Ej bukuroshe e lezetshme?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?! Puthjet e mia në buzët e tua!!!…
Një mjek këshillon pacientin e tij mbipeshë:
– Nëse ecën dhjetë kilometra në ditë për një vit, padyshim që do të arrish peshën ideale!
Një vit më vonë pacienti thërret mjekun:
– Doktor doja t’ju falenderoja sepse ishte ashtu siç thatë, por tani kam një problem!
– Dhe cili është ky problem?
– Tani jam 3650 kilometra larg shtëpisë!!!
Në stacionin e trenit ka një peshore që zbulon se kush je.
Gjergji kalon pranë dhe vendos të provojë.
Peshorja i thotë: “Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin e orës 2.30 në platformën 2”.
Gjergji habitet dhe shkon të ndryshojë.
Kthehet i veshur si klloun dhe ngjitet në peshoren që thotë:
“Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin 2.30 në platformën 2”.
Ai kthehet sërish i veshur si grua dhe peshorja thotë:
“Ti je Gjergj Kashta dhe po pret trenin 2.30 në platformën 2”.
I pa kënaqur, ai provon përsëri disa herë, duke provuar maskimet më të çuditshme, por peshorja e njeh çdo herë.
Në një moment të caktuar, ndërsa ai rikthehet, peshorja i thotë:
“Ti je Gjergj Kashta dhe duke u bërë si idiot ke humbur trenin 2.30 në platformën 2!!!”
Një zonjë shkon te mjeku i syve e shoqëruar nga djali i saj.
-Vizita është për ju apo për fëmijën?
-Për mua, por djalin e solla se unë nuk di të lexoj!!!…
Një gazetar interviston një marinar pas mbytjes së një anijeje:
– Pra, a e dini pse u mbyt anija?
Detari, i zënë ngushtë:
– Epo, shiko… dëgjo, i thashë kapitenit se nuk po e mbyllja dot rubinetin!!!
Një dado kthehet në shtëpinë e punëdhënësit të saj pas një mëngjesi në park.
Nëna e fëmijës vrapon drejt karrocës:
– Bukuroshi i mamit! …por…por ky nuk është djali im!!!
– Zonjë, më keni urdhëruar ta ndërroj nëse bëhet pis!!!
Mësuesja e pyet Luigjin:
– Luigj, ku e ka vrarë Jul Cezarin?
Luigji i përgjigjet:
– Zonja mësuese, ju lutem, a mos ju duket se unë jam spiun?!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet