Një ditë, kur Nastradin Hoxha po shkonte në xhami me mullahët e tij, vendosi ta kalëronte mbrapsht me gomarin e tij.
“Pse po e kalëron mbrasht gomarin? Nuk mund të ndihesh rehat kështu.”
Ai u përgjigj:
“Unë thashë se po të rrij mbarë, atëherë do t’ju kem juve mbrapa. Nëse ju do të dilni përpara, unë do të jem prapa jush. Nuk kishte mënyrë tjetër për qenë ballë për ballë me ju. Kështu që kjo ishte mënyra më e arsyeshme.”

Komentet