Një herë pulat gjetën dhelprën të shtrirë në mes të rrugës. Sytë i kishte mbyllur, bishti nuk lëvizte. – Ka vdekur, ka vdekur – thirrën pulat. – Le të bëjmë një varrim për të.
Në fakt ranë kambanat e vdekjes, u veshin me të zeza dhe gjeli shkoi të hapte varrin në fund të livadhit. Ishte një funeral i bukur dhe zogjtë i sollën lulet. Kur iu afruan gropës dhelpra u hodh nga arka dhe hëngri të gjitha pulat.
Lajmet fluturuan nga pula në pulë. Edhe radioja foli për këtë, por dhelpra nuk u shqetësua për këtë. La që të kalonte pak kohë, ndërroi fshat, u shtri në mes të rrugës dhe mbylli sytë. Erdhën pulat nga ai fshat dhe menjëherë bërtitën: – Ka ngordhur, ka ngordhur! Le të bëjmë një funeral për të.
Ranë kambanat, u veshën me të zeza dhe gjeli shkoi të hapte gropën në mes të arës së misrit. Ishte një funeral i bukur dhe zogjtë kënduan sikur të ishin në Francë. Kur ishin afër gropës, dhelpra u hodh nga arka dhe hëngri të gjithë procesionin.
Lajmi fluturoi nga pula në pulë dhe bëri që të derdhën shumë lotë. Për këtë foli edhe televizioni, por dhelpra nuk u tremb fare. Ajo e dinte që pulat kanë kujtesë të dobët dhe jetoi gjithë jetën duke bërë si e vdekur. Dhe kushdo që i pëlqen ato pula do të thotë se nuk e ka kuptuar fabulën.
Xhani Rodari