Njëri po kalon rrugës dhe thotë me vete i shqetësuar:
“Në ditët tona është e vështirë t’i dallosh meshkujt nga femrat!”
I afrohet një zotërie dhe ia tregon me gisht një tjetër kalimtar:
“Sipas jush, është mashkull apo femër?”
“Po si s’ke turp? Ajo është ime bijë! ” i përgjigjet ai.
“Më falni, ju lutem, dhe unë pyes pikërisht babain!”
“Ore, çfarë thoni?! Unë jam mamaja!!!”