Një zotëri në kinema është ulur pranë qenit të tij, ata të dy e shikojnë filmin të përhumbur.
Një spektator aty pranë, duke vënë re se qeni ndryshon shprehjen e surratit disa herë, i drejtohet zotërisë dhe i thotë: “Uaa, jam i mrekulluar! Qeni juaj po e shikon filmin dhe duket madje shumë i interesuar dhe i vëmendshëm!”
Zotëria, duke ngritur supet, i përgjigjet: “Unë jam po aq i mahnitur sa edhe ju. Kur lexoi librin nuk i pëlqeu fare!!!”