Një zotëri hyn në një dyqan cigaresh dhe sheh një majmun të vogël në banak. Merr 50 euro, i vendos në banak dhe i kërkon një paketë cigare. Kur shitësi kthehet, zotëria shumë i shpejtë i vendos 50 euro në xhep dhe i bie majmunit me shuplakë dhe duke thirrur me zë të lartë. Shitësi i flet:
-“Çfarë po bën? Je i çmendur? Pse e godite atë kafshë të gjorë?”.
-“Zotëria im i dashur, moderoni fjalët tuaja, ky majmuni qerrata më hëngri 50 €”.
-“Oh… me fal… nuk e kishte bere kurre nje gje te tille… kerkoj falje serish…”.
Më pas shitësi ia jep cigaret dhe pjesën tjetër të 50 eurove. Një zotëri në radhë që e ka parë të gjithë skenën mendon:
-“Kjo është vërtet zgjuarsi! tani e bëj edhe unë, por tek një tjetër dyqan”.
Shkon nëpër qytet duke kërkuar për një tjetër dyqan me një majmun, por është e pamundur. Më në fund ai sheh një papagall me një sqep të madh në banakun e një shitësi cigaresh dhe mendon:
-“Ky mund të hajë edhe një milion!”.
Ai hyn, dhe duke u ndjerë më i zgjuar, vendos 100 euro në banak dhe kërkon një paketë cigare. Kur shitësi kthehet, i vendos 100 euro në xhep dhe e godet papagallin aq fort sa pendët fluturojnë gjithandej. Shitësi i flet:
-“Çfarë po bën? Je i çmendur? Pse e godite papagallin? Çfarë të bëri kafsha e gjorë?”
-“Moderoni fjalët tuaja, se papagalli juaj më hëngri 100 € që kisha vendosur në banak!!!”.
Dhe shitësi: “Ç’m*** po thotë!!! Papagalli ka 20 vjet që është balsamosur!!!”