Një zonjë shumë e bukur dhe e bëshme shkon në farmaci dhe i jep nëpunësit 5 euro që të peshohet.
Vendos 1 euro në peshore dhe: “jooo, nuk ka mundësi, peshorja nuk mat”.
Gruaja e bukur zbret nga peshorja, heq pallton, kthehet, e vendos euron tjetër dhe “jo, diçka nuk shkon”!
Ajo zbret nga peshorja, heq xhaketën, kthehet, vendos euron tjetër dhe “jo, nuk është e mundur”!!
Ajo zbret nga peshorja, heq këpucët, ngjitet lart, vendos euron tjetër dhe “jo, prapë peshorja nuk mat”!!!
Zbret nga peshorja, heq fundin e saj, ngjitet, vendos euron tjetër dhe “jo, jo”!!!!
Ajo zbret nga peshorja dhe “oh oh mua më kanë mbaruar monedhat”. Në atë moment një zotëri i shquar, me një grusht monedhash, afrohet dhe thotë “zonjë, nëse më lejoni, nga tani e tutje, paguaj unë për ty”!!!!!