Një vajzë është e ftuar për takimin e saj të parë, e hareshme ajo ia rrëfen nënës së saj, e cila menjëherë i mban një fjalim të vogël.
-Dëgjo moj bijë, të shtunën në mbrëmje do të të marrë me makinë dhe deri këtu gjithçka është në rregull, pastaj do të shkoni në darkë bashkë dhe përsëri gjithçka është mirë, pastaj do të të çojë në shëtitje buzë detit dhe çdo gjë është në rregull, pastaj do të hipni në makinë e do te largoheni paksa. Dhe ai do të ule sediljen e makinës dhe do të hidhet mbi ty…. Në atë moment do të thuash “Jo, i dashur, mamaja ime nuk dëshiron”…
Me të mbërritur në takim, djali e merr me makinë, e çon në darkë, një shëtitje buzë detit dhe më në fund në një vend të izoluar me makinën ku fillojnë të puthen… Në një moment ai ul me shpejtësi sediljen e vajzës në makinë dhe hidhet sipër saj. Dhe ajo me vendosmëri refuzon…
– Jo kështu, jo dhe jo, mami im nuk dëshiron të…
Ai e shikon për një moment dhe thotë:
-Atëherë eja ti sipër, mamit tim nuk i prish punë fare…