Një të moshuar, i cili jeton në një fshat krutan, e ndihmon djali i tij për të rimbjellur kopshtin në pranverë, por duke qenë se djali i tij është në burg, ai nuk mundi ta ndihmonte këtë vit.
Shumë i vjetër për të gërmuar Plaku i shkruan djalit të tij në burg dhe ia shpjegon këtë tragjedi të tij të vogël.
“I dashur Tani, ndihem shumë i trishtuar sepse këtë vit nuk mund ta rimbjell kopshtin si çdo vit. Unë jam shumë i vjetër për të bërë prashitur kopshtin vetëm. Po të ishe këtu, nuk do të isha aq i trishtuar, sepse ti do të kujdeseshe të gërmoje gjithë kopshtin tim. BABAI YT !”
Disa ditë më vonë, plaku merr një letër nga djali i tij. “I dashur baba, pashë të Madhin Zot, mos e gërmo kopshtin. Aty fsheha të gjitha paratë dhe drogën për t’i shitur kur të kthehesha. Djali yt Tani!”
Në orën gjashtë të mëngjesit të nesërm, policia arrin dhe gërmon në të gjithë kopshtin pa gjetur asnjë gjurmë parash apo droge. Duke i kërkuar falje zotërisë së moshuar, ata largohen.
Më vonë po atë ditë, babai merr një letër nga i biri. “I dashur baba, tani mund ta rimbjellësh kopshtin. Ishte më e mira që mund të bëja duke marrë parasysh rrethanat”.
Një përqafim, Djali yt TANI!”