Një sipërmarrës i pasur organizon një festë për një mijë njerëz në vilën e tij. Për këtë rast ai ka rreth dhjetë krokodilë të vendosur në pishinën e tij.
Në mes të mbrëmjes provokon të ftuarit: “100 milionë euro atyre që janë të aftë të hidhen në pishinë dhe ta kalojnë me not”.
Askush nuk guxon.
“100 milionë dhe BMW im”.
Askush.
“100 milionë, BMW im dhe jahtin 12 metërsh!”.
Asnjë ende.
“100 milionë, BMW im, jahtin 12 metërsh dhe një natë me gruan time!!
Bëlldumm!!! Komanduesi Brambilla është në ujë. Lufton me krokodilët, lufton si hero, noton dhe më në fund arrin shëndoshë e mirë në anën tjetër të pishinës.
Duartrokitje pa fund, komplimente, përkëdhelje pas shpine.
“Bravo! Çfarë guximi..! Bravo!!!”
“Çfarë doni së pari, 100 milionët?” e pyet sipërmarrësi.
“Jo, nuk dua paratë e tua.”
“BMW im, atëherë?”
“Jo, nuk e dua makinën tuaj.”
“Jahtin 12 metër atëherë?”
“Jo nuk dua jahtin tuaj!!”
“Gruaja ime atëherë. Merre atë!!!”
“Jo nuk e dua gruan tënde”
“Por çfarë do atëherë?, thuaj!”
“Hidhe në pishinë atë bastardin që më hodhi mua!!!