Një shoqatë policësh vendosin të bëjnë pushime së bashku. Ikin me autobus dykatësh!! Sapo autobusi mbushet, shoferi shkon tek timoni.
Gjatë udhëtimit të gjithë policët që ndodhen në katin e poshtëm bëjnë shaka, qeshin, bëjnë zhurmë, ndërsa policët në katin sipër janë të gjithë të heshtur, të kapur pas ndenjëseve, të shqetësuar.
Përpara se të mbërrijë në destinacion oficeri i policisë ngjitet lart dhe duke i parë të gjithë seriozë e të heshtur thotë: “Po ç’është ky mort, poshtë këndojmë, bëjnë shaka dhe ju të gjithë heshtni këtu lart, o djema, ne po bëjmë pushime, nuk jemi në një funeral … ”
Një në katin e sipërm i përgjigjet: “Sigurisht, bëni shaka dhe qejf sa të doni. Ju të katit poshtë shoferin e keni!!!”