Një qen i madh dhe dinak gjuetie humbet dhe fillon të endet nëpër pyll.
Papritur shikon që një panterë po afrohet kërcënues: “Azz…, tani jam në hall, duhet të mendoj diçka” – Vëren disa eshtra të një kafshe të ngordhur aty pranë. Fillon t’i kafshojë dhe, kur pantera është afër, thotë me zë të lartë: “Ah, sa mirë kjo pantera që hëngra!”.
Pantera frenon befas dhe ikën duke menduar: “Çfarë qen i pushtuar nga demonët! Pothuajse më përpin edhe mua”
Një majmun, i cili kishte parë gjithçka nga një pemë, zbret, ndjek panterën dhe sapo arriti i tregon asaj se çfarë ndodhi.
Atëherë pantera shumë e inatosur thotë: “bir kurve..a! Tani ma paguan!”
Pastaj kthehet nga majmuni dhe i thotë: “Ndiqmë, tani të shkojmë t’i tregojmë se kush është në krye këtu” dhe u nisën me marsh të katërt drejt qenit.
Qeni sheh panterën që po afrohet i shoqëruar nga majmuni dhe mendon: “Majmun i mallkuar! Dhe tani çfarë të bëj? Dreqin, më duhet të mendoj diçka shpejt.” Në vend që të ikë, qeni ulet me shpinë nga pantera sikur të mos e kishte parë dhe kur kjo e fundit është mjaft afër dhe gati për ta sulmuar, ai thotë me zë të lartë: “Majmun dreq, ka kaluar më shumë se gjysmë orë që e dërgova të më kërkonte një panterë tjetër dhe ende nuk ka ardhur!”.