Një polic rrugor merr telefonatë për një aksident automobolistik. Kur arrin në vendin e aksidentit, shikon një veturë krejtësisht të shkatërruar, ndërsa aty pranë shikon një majmun. Ai bën shenja me duar dhe polici i thotë:
-Me sa duket dashke të më thuash diçka?
Majmuni bën shenjën e pohimit me kokë.
-Domethënë e ka parë aksidentin?
Majmuni pohon prapë.
-Atëherë, çfarë ka ndodhur?
Majmuni çon kanoçen te goja dhe bën sikur pi.
-Domethënë po pinin?
Majmuni pohon me kokë.
– Po tjetër?
Majmuni çon gishtat te goja për të treguar se po tymosnin.
-Domethënë po tymosnin marihuanë?
Majmuni pohon me kokë.
-Po tjetër?
Majmuni përqafon policin.
-Domethënë po bënin dashuri?
Majmuni pohon me kokë.
Polici i drejtohet:
-Domethënë po pinin, po tymosnin dhe po bënin dashuri.
Majmuni prapë pohon.
Atëherë ia drejton pyetjen e fundit:
-Po ti çfarë po bëje?
Majmuni bën shenjën se ai ishte në timon.
Komentet