Një polic e pyet djalin e tij:
– Bir, çfarë do të bëhesh kur të rritesh?
– Do të bëhem polic, babi!- i përgjigjet ai.
– Shumë mirë,- i thotë polici, -se kjo është një punë e vlerësuar nga të gjithë, por ka nga ata policë që janë inteligjentë dhe ka nga ata që janë TOK TOK (i bie tavolinës)…
– O ba, ra dera…- thotë i biri.
– Rri, se e hap unë!!! – thotë polici.
Komentet