Një plakush i ulur në stol shikon një grup djemsh dhe vajzash që luajnë dhe këndojnë.
Pasi i vëzhgon për pak, kthehet nga personi që është ulur pranë tij dhe i thotë:
-Bota ka ndryshuar vërtet, shikojeni atë rini. Nuk i kuptoj, janë shumë të çuditshëm. Shikoni, për shembull, atë vajzën me kitarë…
-Ajo nuk është vajzë, është djali im!!
-Më fal, nuk e dija që jeni babai i tij…
-Në fakt unë nuk jam babai i tij, jam nëna e tij!!!
-Aaaaah!!!…